Sport

PSG, fitore në frymën e fundit për të qëndruar në garë deri në fund


Paris Saint-Germain arrijnë ta mposhtin St. Ettiene-n në një ndeshje që rezervoi gjithçka për minutat e fundit.

Dominimi i vazhdueshëm i PSG-së nuk u shpërblye në pjesën e parë.

Ajo pjesë u mbyll me porta të paprekura.

Asgjë nuk ndryshoi deri në minutën e 79-të, dhe pastaj pamë pesë gola në një hapësirë prej 17 minutave.

Ishte Bouanga që i dhuroi St. Etienne-it epërsinë, pas asistimit të Trauco-s.

Menjëherë pas rifillimit të lojës, as 60 sekonda më pas, Mbappe barazoi rezultatin për 1-1.

I njëjti arriti ta fitoj një penallti, të cilën e vet e shndërroi në gol për t’i dhuruar epërsinë PSG-së.

Kur u duk që gjithçka po mbyllej me fitoren e vendasve, Hamouma barazoi për St. Etienne-n.

Përsëri, kur u duk se PSG po lëshonte përsëri pikë në garën për titull, Icardi u ngjit në skenë.

Ai shënoi për 3-2 pas asistimit të Di Maria-s, duke i japur një fitore të madhe Paris-it në një ndeshje plot emocione.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 69 pikëve, duke iu afruar me vetëm një pikë kryesuesve të Lille-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore