Sport

Historike/ PSG do e paguajë Messi-n edhe me kriptomonedha


Ylli i futbollit, Lionel Messi nënshkroi me PSG-n, pas një largimi të bujshëm nga Barcelona, ekip me të cilin ishte aktivizuar për 21 vite me radhë, nga akademia deri në ekipin e parë.

Si pjesë e marrëveshjes me PSG-n, Messi nuk do të marrë vetëm pagën e parashikuar në kontratë, por do të paguhet edhe me “fan token” në bazë të marrëveshjes që PSG-ja ka me “Socios”. Kjo është hera e parë në historinë e futbollit që një lojtar paguhet edhe me kriptomonedha.

“Fan Token” janë një lloje kriptomonedhe që lejojnë njerëzit të përfshihen në vendime që kanë të bëjnë me klubin e tyre.

Duke u bërë pjesë e “Socios”, fansat që kanë token mund të ndikojnë në përzgjedhjen e mesazhit që shkruhet te shiriti i kapitenit, modelin e autobusit, dizajnet e ndryshme në stadium.

Gjithashtu, tifozët mund të zgjedhin golin e sezonit, të marrin video mesazhe nga lojtarët etj.

Pra është një mënyrë inovative që ka hyrë në futbollin modern. Pjesë e “Socios” janë edhe Barcelona, Atletico Madrid-i, Juventus-i, Milan-i, Inter-i, Aston Villa si dhe Arsenal-i.

Token-ët e “Socios” mund të përdoren edhe si Bitcoin-i dhe monedhat e tjera digjitale, pra mund të tregëtohen në shkëmbime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore