Sport

PSG afër arritjes së marrëveshjes me Asensio-n


Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio është në bisedime të avancuara për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain si lojtar i lirë.

Spanjolli, kontrata e të cilit skadon në verë, mori një propozim për të rinovuar me Madridin që e bindi financiarisht, por ai ka vendosur të vazhdojë pas një sezoni në të cilin ka filluar më pak se gjysmën e ndeshjeve të klubit në La Liga.

Aston Villa, Juventus dhe AC Milan kanë treguar gjithashtu interes për lojtarin e Los Blancos në muajt e fundit, por propozimi i PSG-së është aktualisht ai që po rezulton më joshëse për Asensio.

Marrëdhëniet e mira mes Jorge Mendes, agjentit të Asensio-s dhe Luis Campos, drejtorit sportiv të PSG-së, kanë qenë kyçe në negociatat.

Me largimin e Lionel Messi-t këtë verë, atyre do të iu duhet një lojtar në atë pozitë, dhe Asensio mund të jetë zëvendësuesi në këtë rast.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore