Lajme

Pse njerëzit protestojnë dhe a sjellin ato ndryshime?


“Asnjëherë mos dyshoni se një grup i vogël i qytetarësh të zhytur në mendime dhe të përkushtuar mund të ndryshojnë botën”, ka thënë dikur antropologia Margaret Mead.

Sociologë dhe teoricienë të ndryshëm kanë qenë të interesuar të studiojnë lëvizjet e ndryshme sociale dhe pyetjes pse njerëzit përfshihen në protestë dhe a kanë dhënë në të vërtëtë efektin e pritur, i kanë marrë përgjigje të ndryshme gjatë viteve.

Teoritë klasike propozuan që njerëzit marrin pjesë në protestë për të shprehur ankesat e tyre që burojnë nga privimi relativ, zhgënjimi ose padrejtësia e përjetuar.

Studiuesit e lëvizjeve shoqërore, megjithatë, kanë vendosur në dyshim pjesëmarrjen e lëvizjes dhe propozuan pyetje nëse njerëzit që përfshihen në protestë janë të dëmtuar, apo nëse njerëzit e dëmtuar përfshihen në protestë.

Sipas një artikulli me titull “Psikologjia Sociale e Protestës” të publikuar në Universitetin e Hollandës, në mars të 2015 në zemër të çdo proteste qëndrojnë ankesat, qofshin ato në përvojën e pabarazisë së paligjshme, ndjenjat e privimit relativ, ndjenjat e padrejtësisë, indinjatën morale për punët e shtetit, ose një ankesë të imponuar papritur. Ankesat që vijnë si pasojë e shkeljes së parimeve i referohen zemërimit moral sepse ndihet që vlerat ose parimet e rëndësishme po preken.

“Disa studime kanë treguar se ndjenjat e efikasitetit janë gjithashtu shumë të lidhura me pjesëmarrjen në protestë, ndërkohë disa studime empirike të tjera raportojnë vazhdimisht se sa më shumë njerëz identifikohen me një grup aq më shumë janë të prirur të protestojnë në emër të këtij grupi”, ka referuar po ashtu artikulli.

Por a funksionojnë vërtet protestat?

Gjatë Pranverës Arabe, rreth një e treta e qytetarëve të Bahreinit marshuan për muaj me radhë – një numër marramendës, i krahasueshëm me më shumë se 70 milion njerëz që marshonin në Shtetet e Bashkuara. Në vend që të përplaseshin, qeveria e tyre u përgjigj me arrestime, tortura dhe ekzekutime të përhapura, madje edhe të adoleshentëve, duke shuar më në fund popullsinë e lodhur. Në Egjipt, në korrik 2013, të paktën dhjetëra mijëra protestues, përfshirë gra dhe fëmijë, fushuan në Sheshin Rab’a, në Kajro, për të kundërshtuar grushtin e shtetit. Si përgjigje, ushtria dhe policia hapën zjarr, duke qëlluar rreth 1000 njerëz në një ditë të vetme. Por edhe në këtë rast protestat u shuan dhe vendi ka qenë i udhëhequr nga një diktaturë e pamëshirshme ushtarake. Në vitin 1989, qeveria kineze vrau qindra edhe mijëra protestues në Sheshin Tienanmen, ku rreth një milion njerëz ishin mbledhur paqësisht për muaj me radhë, duke arritur të shtyp lëvizjen pro-demokratike.

Sipas sociologëve dhe psikologëve socialë lëvizjet dhe protestat janë të fuqishme sepse ato ndryshojnë mendjen e njerëzve, përfshirë dhe ata që mund të mos marrin pjesë pasi ato ndryshojnë jetën e pjesëmarrësve të tyre.

Ndërkohë sipas teorive politike, protestat mund të funksionojnë sepse ato mund të gërryejnë kolonën më të rëndësishme të pushtetit: legjitimitetin.

Protestat gjithashtu funksionojnë sepse ato ndryshojnë vetë protestuesit, duke i kthyer disa nga pjesëmarrësit e rastësishëm në aktivistë gjatë gjithë jetës, gjë që nga ana tjetër ndryshon shoqërinë.

Së fundmi, “protestat mbështesin lëvizjet për një kohë të gjatë duke i bashkuar pjesëmarrësit gjatë veprimit kolektiv. Në literaturë, kjo quhet “ndikime biografike”, dhe hulumtimet tregojnë se, pjesëmarrja në lëvizje mund të sjellë ndryshime në jetët e të shumtëve. Protestat së “Majtës së Re” në Shtetet e Bashkuara në vitet 1960 mund të kenë përfshirë dy deri në katër përqind të popullsisë, megjithatë ato patën efekte afatgjata në shoqërinë amerikane përmes ndikimeve të përjetshme të pjesëmarrësve të saj”, ka shkruar po ashtu një artikull i The Atlantic.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore