Gatimi

Pse Meksika e përdor kaq shumë spirulinën?


Spirulina konsiderohet ndër ushqimet më të rëndësishme në Meksikë. Tashmë ka marrë përdorim të gjerë, nga smoothiet e zakonshme, deri te pjatat tradicionale, të tilla si tortilla dhe fasulja.

Shekuj para se të cilësohej një super-ushqim, algat blu-jeshile ishin një element hispanik.

Meksikanët korrën substancën e pasur me proteina. Ujërat në këtë vend kishin ekuilibrin e përsosur të kripës.

“Legjendat thonë që korrierët dhe vrapuesit e Meksikës hanin ëmbëlsira të thata spiruline me misër, fasule, spec djegës, për të marrë energji për rrugët e gjata”, tha kuzhinieri Denise Vallejo.

Edhe pa shkencën moderne, Meksika mund të tregojë për të gjitha lëndët ushqyese që ka bërë spirulinën, kaq të preferuar. Sipas enciklopedisë mjekësore, ajo është e pasur me proteina dhe vitamina minerale, si dhe hekur, mangan dhe vitamina B. Kjo e bën një ushqim shumë të shëndetshëm dhe relativisht e lehtë për t’u rritur.

Bota perëndimore, e rizbuloi përbërësin ushqyes në vitet ’40. Një fizolog francez vuri njerëzit e Kanembu, përgjatë liqenit Çad të Afrikës, duke korrur spirulinën. Rikthimi i madh në Meksikë do të ndodhte aksidentalisht pasi pronarët e Sosa Texoco vunë re një algë jeshile.

Kohlstedt dhe Portillo bëjnë seminare për rritjen e spirulinës dhe kanë mirëpritur fermerë të ardhshëm nga larg si Australia dhe Argjentina.

“Nëse lexoj një artikull tjetër, ku thuhet se spirulina është rritur në oqean, ose që tregon një fotografi të algave të detit, unë thjesht do bërtas”, tha ajo duke qeshur.

Kohlstedt rekomandon që spirulina të hahet sa më thjesht që të jetë e mundur, e përzier me supë të ngrohtë ose supë kockash, dhe mjaltë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore