Gatimi

Pse gatimi plotëson një boshllëk në jetën tonë


Gjatë izolimit, shumë prej nesh kemi vrapuar në kuzhinat tona për të krijuar dhe gatuar. Por pse gatimi mbush kaq përsosmërish një vrimë në jetën tonë?

Ndërsa pandemia nga Covid-19 po përkeqësohej në të gjithë globin, shumë prej nesh e panë atë moment si kalimtar. Por sa më shumë koha kalonte, obsesioni ndaj gatimit u bë i madh.

Ndonjëherë u pa si një mënyrë për të shtyrë kohën, kur qëndrimi i gjatë në shtëpi shpesh bëhej i mërzitshëm.

Por instinktivisht, shumë prej nesh e dinë se si disa orë në kuzhinë duke mbledhur dhe copëtuar përbërës, duke u bërë kreativ me një recetë sfiduese ose thjesht duke gatuar brumë mund të na bëjë të ndihemi më mirë.

Ka prova që sugjerojnë se përfitimet e gatimit nuk kanë të bëjnë vetëm me krijimtarinë e lidhur në proces. Por mekanikat e thjeshta të tij mund ta bëjnë atë më tërheqës dhe të aktivizojnë qendrat thelbësore të trurit.

“Ka përsëritje dhe një qetësi në lidhje me leximin, përqendrimin në një recetë dhe përgatitjen e një pjate ndërsa përdorni shqisat tuaja, duke nuhatur aromat e erëzave që vijnë së bashku”, thotë Julie Ohana, një terapiste e artit të kuzhinës në Michigan.

Tani kuptojmë të gjithë orët e zgjatura në kuzhinë dhe ndjesinë e të qenërit “masterchef”. Por me teprimin e të ushqyerit në izolim, ka ardhur momenti të mbajmë pak dietë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore