Shëndet

Pse duhet të konsumoni mëngjes?


Në tentativë për të humbur peshë, ne fillojmë të anashkalojmë ushqimet dhe duke hequr dorë nga vaktet e ditës.

Por nëse mendoni se do të humbisni peshë duke vepruar kështu, e keni gabim. Dhe nëse planifikoni të shmangni mëngjesin, atëherë jeni vërtetë gabim.

Nëntë italianë nga 10 hanë mëngjes. Por 17% besojnë se kapërcimi i tij nuk është problem. Dr. Valeria del Balzo, biologe ushqimore në Universitetin e La Sapienza di Roma na tregon se çfarë ndodh me trupin nëse shmangim mëngjesin.

Ju shëndosheni

Duke anashkaluar mëngjesin, ju shëndosheni, nuk humbni peshë. Sepse duke ngrënë herët në mëngjes ne rrisim ndjenjën e përgjithshme të ngopjes.

Mungesa e fuqisë

Pas agjërimit gjatë natës, furnizimet e glukozës janë varfëruar dhe është mirë t’i rivendosni ato me mëngjes, i cili mban në ekuilibër mekanizmat endokrine, metabolikë dhe kardiovaskular. Ne duhet të mbushim rezervuarin tonë në mëngjes, duke filluar me karbohidratet, qumështin dhe frutat: bukë, biskota, drithëra, sheqerna që lëshojnë ngadalë energjinë gjatë gjithë mëngjesit dhe ditës. Dhe kos, me proteinat dhe yndyrnat që na bëjnë të ndjehemi të ngopur.

Ju jeni nervoz

Edhe gjendja shpirtërore përmirësohet. Konsumimi i diçkaje të ëmbël rrit prodhimin e serotoninës e cila na qetëson dhe largon stresin, duke na dhënë një ndjenjë të mirëqenies që do të na shoqërojë gjatë gjithë ditës.

Aktivitet i ngadalshëm njohës

Kalimi i mëngjesit zvogëlon aftësinë për t’u përqendruar, ndërsa një vakt i mirë përmirëson kujtesën, nivelin e vëmendjes, dëgjimin dhe mirëkuptimin.

Performanca sportive e ulët

Sporti rrezikohet nëse nuk konsumoni mëngjes, sepse ne duhet të rindërtojmë dhe zgjedhim rezervat tona të karbohidrateve, mëlçisë dhe muskujve që na japin energji për të bërë aktivitete fizike.

Zemra është në rrezik

Ushqimi i mëngjesit përmirëson shëndetin tonë, duke zvogëluar rrezikun e hipertensionit dhe goditjeve kardiovaskulare.

Ndaj ju këshillojmë të mos dilni nga shtëpia pa ngrënë, ju dhe trupi juaj do të na falënderoni!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore