Gatimi

Pse jemi kaq të varur pas biskotave me çokollatë…?


Kujt prej nesh nuk i pëlqejnë të ëmblat? Pavarësisht atyre tradicionale apo ato që mund të konsumojmë në restorant, blejmë në pastiçeri, biskotat me çokollatë konsiderohen si ëmbëlsira më e lehtë për t’u përgatitur.

Emocionet

Të ngrënit biskota me çokollatë mund të shoqërohet me një sërë emocionesh në varësi të humorit që jeni.

Nëse po festoni me pjesëtarë të familjes apo miq, konsumoni vetëm disa biskota, por nëse ndiheni të trishtuar, do të konsumoni 10 biskota ose më shumë, duke u bërë të varur pas tyre.

E kaluara dhe marrëdhëniet emocionale

Një nga arsyet e varësisë ndaj këtyre biskotave lidhet me të kaluarën dhe marrëdhëniet emocionale që kemi me personat që i kanë gatuar ose blerë për ne për herë të parë.

Ky person mund të ketë qenë gjyshja, prindërit, apo një dyqan, vend që keni vizituar gjatë festave, pushimeve dhe koha që keni shpenzuar me familjen.

Lidhja mund të jetë krijuar dhe duke qenë prezent gjatë gatimit apo duke provuar t’i gatuani vetë, si një nga recetat më të lehta ku mund të përfshiheshit gjatë fëmijërisë.

Përbërësit: sheqeri dhe çokollata

Përveç lidhjes me emocionet dhe personat, biskotat me çokollatë përmbajnë përbërës si sheqeri.

Studimet shkencore tregojnë se sheqeri dhe ëmbëlsia e tij nxisin dëshira të krahasueshme me shkallën e atyre që shkakton konsumi i drogave.

Përveç sheqerit, kemi dhe çokollatën,  e cila përmban sasi të vogla të anandamide.

Ky përbërës është gjithashtu një lëndë kimike në tru, i cili targeton të njëjtët receptorë si përbërësit te marijuana, duke përcjellë kënaqësi të ngjashme dhe ndryshime të humorit.

Pavarësisht shpjegimeve shkencore, biskotat janë gjithashtu shumë të shijshme falë përzierjes dhe kombinimit të përbërësve.

Ato janë një kontrast i shkëlqyer i shijeve!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore