Zgjedhjet në Kosovë

Pse asnjë grua nuk doli fituese në zgjedhjet komunale në Kosovë?


Grate ne gare per kryetare te komunave

“Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë”, ka komentuar Sibel Halimi, kandidate për kryetare të komunës së Ferizajt nga LDK, pas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ.

“Por vetëm duke u sfiduar, ia dalim, sepse Ferizaj e Kosova meriton të jetë një vend modern dhe i emancipuar”, ka vazhduar më tej shkrimin e sajë në llogarinë personale në Facebook.

Sibel Halimi doli e treta në garën për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit dhe morri vetëm 4.557 vota, ose 9,36%. Edhe përkundër këtij rezultati, Halimi ka premtuar se do të vazhdoj të fuqizojë kauzat pas të cilave kërkoi besimin e qytetarëve të Ferizajt.

“Unë do të vazhdojë të jap kontributin tim kudo që jam gjithmonë në të mirë të vlerave njerëzore e fuqizimit të grave, pavarësisht epilogut përfundimtar. Kemi shumë për të bërë së bashku!”, ka shkruar Halimi.

Halimi ka falënderuar të gjithë aktivistët dhe veprimtarët që i ndihmuan në këtë proces zgjedhor, por pati një kërkesës për fituesin e kësaj gare, Agim Aliun e PDK-së.

“Ndërsa, fituesit përkushtim më të madh tek nevojat elementare të qytetarëve të Ferizajt!”, ka përfunduar Halimi.

Zgjedhjet e 17 tetorit, kandidati për kryetar të komunës së Ferizajt, Agim Aliu, morrin besimin e 30 mijë e 441 ferizajasve, ose 62,53% të votave në total. Duke i siguruar kështu bindshëm fitoren për të udhëhequr me Ferizajn në mandatin e tretë.

As Mimoza Kusari nuk arriti të siguroj ulësen e të parës së Gjakovës.

Si kandidate për kryetare të kësaj komune, nga radhët e Vetëvendosjes, Kusari-Lila, ka mbledhur 14.819 vota, ose 37,08%, duke u radhitur e dyta në listën të cilës i prinë Ardian Gjini nga AAK me 46,00% të votave të mbledhura, nga totali  numrit të votuesëve.

Kusari nuk ka dhënë as një prononcim dhe nuk ka shkruar asnjë koment, për humbjen që pësoi në Gjakovë, komunë kjo të cilën e udhëhoqi për katër vite,. Në zgjedhjet e vitit 2013, pas raundit të dytë të zgjedhjeve.

Garën me burra, në këto zgjedhje e ka humbur edhe Floretë Zejullahu.

Ajo kandidoi nën ombrellën e PDK-së në komunën e Podujevës, por morri vetëm 6,52% të votave duke u radhitur e treta në listë.

E treta në listë doli edhe Leonora Morina-Bunjaku, kandidate për kryetare të komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së.

Ajo mundi të siguroj vetëm 3.274 të votave ose 8,08% të totalit.

Pse?

Luljeta Demolli, udhëheqëse e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore në Kosovë, ka thënë për Albanian Post se nuk është faji i grave që nuk arritën të dalin të parat në asnjë komunë.

“Fillimisht i uroj gratë që kanë konkuruar në këto zgjedhje sepse ka qenë sfidë të garosh në këtë terren patriarkal e maskulinist ku vetëm 9% e grave kanë pasur mundësi të depërtojnë në medie. Në mënyrë që të dëgjohet zëri i tyre. Është e pa mundur të ketë fitore të grave kur ka kaq pak prezencë”, ka thënë Luljeta Demolli.

Demolli ka shtuar se këto zgjedhje lokale “janë indikatori më i madh për të na treguar se sa jemi afër barazisë gjinore”.

“Këto zgjedhje na tregojnë se ne ende nuk jemi afër barazisë gjinore”.

Demolli vlerëson se grave garuese për të parën e komunës, u ka munguar përkrahja e partive të tyre të cilat i kanë futur në garë.

“Përkrahja më e madhe e partive politike edhe prioritizimi i komunave të tyre, mbështetja me ekipe prej partive politike, dhënia e ekipit më të mirë për gratë dhe mendoj që të gjitha gratë që kanë kandiduar kanë qenë të zëshme por s’kanë pasur mundësi të ndikojnë tek vota e militantëve”, ka shtuar Demolli.

Meqë jo në krye të komunve, Demolli uron që së paku në ulëset e asamble komunale të ketë më shumë prezencë të grave.

“Shpresojmë që në këto zgjedhje do të ketë numër të madh të asamblisteve nëpër komuna”, tha Demolli duke shtuar se uron që këto rezultate në këtë proces zgjedhor “të jenë leksion për partitë politike që barazisë gjinore t’i qasen seriozisht”.

Në zgjedhjet e 17 shkurtit në Kosovë, në garë për kryetare komune ishin 14 gra.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore