Zgjedhjet në Shqipëri

Shqipëria e Ardhmja Jonë, slogani zgjedhor i PS


Ambienti jashtë Partisë Socialiste po përgatitet për një konferencë për shtyp në orët më të vona, ku do të zyrtarizohen edhe listat zgjedhore sipas qarqeve.

Slogani i PS-së është zbuluar gjithashtu falë banerit të madh të vendosur jashtë selisë. Shqipëria e Ardhmja Jonë, do të jetë motoja e socialistëve në muajin e ardhshëm të fushatës.

Ora 24.00 dhënon edhe afatin përfundimtar të dorëzimit të listave zgjedhore nga subjektet politike.

Listat e dy partive më të mëdha në vend, ende nuk janë zbardhur. Dorëzimi i tyre pritet më tej gjatë mbrëmjes.

Ndërkohë, mbledhje të kryesive janë paralajmëruar gjatë orëve të vona të pasdites.

Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë rreth orës 19:30. Partia Demokratike ndërkohë, ka lajmëruar mbledhje në orën 20:00.

Sipas burimeve të Albanian Post, në të dy takimet, të pranishëm do të jenë vetëm krerët e qarqeve së bashku me kryetarin e partisë përkatëse. Pjesa tjetër e kryesisë do të jetë online.

Pas përfundimit të mbledhjeve, priten të publikohen edhe listat zgjedhore të dy partive.

Lëvizja Socialiste për Integrim, i ka publikuar tashmë kandidatët që përbëjnë ekipin e 25 prillit. Dy lista të tjera janë publikuar: Ajo e Lëvizjes për Ndryshim, e kryesuar nga Jozefina Topalli, dhe Lëvizja e Re e kryesuar nga Arian Galdini.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore