F1

Provat para garës së Emilia Romagna-s: Perez me Ocon, ‘kokë më kokë’


Piloti i ekipit Red Bull-it, Sergio Perez dhe Esteban Ocon i Alpine, u përplasën gjatë provave zyrtare në Emilia Romagna të Italisë, e vlefshme për sezonin 2021 të Grand Prix-s së Formula 1, e cila do të zhvillohet ditën diel (18 prill).

Praktika qe e mbushur plot me “xixa”.

Nikita Mazepin i ekipit Haas u përplas me cepin Rivazza, ndërkohë që sinjalizuesi valëviti flamurin për të njoftuar përfundimin e praktikës.

Formula 1 kishte probleme teknike gjatë momentit kur Perez u përplas me Ocon-in, ndaj, për arsye se mungojnë filmime dhe fotografi të incidentit, është e paqartë se si ndodhi me të vërtetë.

Shefi i Red Bull-it, Christian Horner, mendon se Perez ishte me shpejtësi, ndërsa Ocon-i më i ngadaltë.

“Gjithçka ndodhi e kam kuptuar nga këndvështrimi i pilotit, por më duhet të them që mendoj se Perez po i jepte shpejt, ndërkohë që Ocon ishte më ngadalë, ndaj pati mungesë komunikimi, çka përfundoi me kontakt midis tyre në atë kthesë”, u shpreh Horner.

Pas përplasjes, makina e Perez-it u vu re se mbeti e dëmtuar në krahun fundor të majtë, ndërsa Ocon-it iu thye komplet krahu i djathtë.

Valtteri Bottas i Mercedes-it përfundoi i pari me 0.041 më shpejt se shoku i ekipit Sir Lewis Hamilton, i cili e ndoqi në vend të dytë dhe Max Verstappen i Red Bull-it në vend të tretë me 0.017 sekonda më vonë se Bottas.

Charles Leclerc përfundoi i katërti, edhe pse kishte probleme teknike gjatë pjesës së parë të praktikës. Në vend të pestë mbërriti Pierre Gasly i Alpha Tauri-t, në vend të gjashtë, piloti i dytë i Ferrari-t, Carlos Sainz dhe në vend të shtatë Fernando Alonso i Alpine.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore