Sport

Provat e lira në Spanjë


Mercedes tregon që ka arritur pikën e dominimit përsëri në Formula 1.

Skuadra gjermane pas Pole Position-it në provat zyrtare dhe fitores në garën e Portugalisë, dominimin po e vazhdon edhe në Spanjë.

Këtë e tregoi në provat e lira të së premtes në Çmimin e Madh të Katalunisë.

Sesioni i parë:

Valteri Bottas ishte më i shpejti në këtë sesion me një kohë 1 minutë 18 sekonda 504 të qindat.

Për vetëm 0.033 sekonda, ishte më i ngadaltë Max Verstappen, me kohë 1’ 18’’ 534 të qindat.

Hamilton përfundoi në vendin e tretë, duke qenë pak më i ngadaltë se shoku i skuadrës dhe Max Verstappen i RedBull-it.

‘Top 10’ e mbyllën Lando Norris, Charles Leclerc, Carlos Sainz, Pierre Gasly, Sebastian Vettel, Sergio Perez dhe Lance Stroll.

Klasifikimi i plotë i sesionit të parë dukë kështu:

Sesioni i dytë:

Dy Mercedes-at pushtuan kreun në këtë sesion.

RedBull nuk kishte fuqi në motor, andaj ky sesion për ta nuk ishte shumë i mirë, me dy pilotët që përfunduan në vendin e nëntë dhe dhjetë.

Impresionuan Ferrari dhe Alpine.

‘Top 10’ e sesionit të dytë duket kështu:

Hamilton, Bottas, Leclerc, Ocon, Alonso, Gasly, Tsunoda, Sainz, Verstappen, Perez.

Edhe McLaren shfaqi disa probleme në këtë sesion, duke përfunduar në vendin e 12-të me Norris dhe të 15-tin me Ricciardo-n.

Kështu duket klasifikimi i plotë kur i drejtohemi të shtunës së provave:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore