Lajme

Protestuesit i fishkëllejnë kryesuesit Zogaj të KGJK-së për rastin e dhunimit të 11 vjeçares


Ndërpritet konferenca e KGJK-së. Foto: Ekonomia Online.

Konferenca e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë është ndërprerë nga përfaqësues të organizatave joqeveritare përmes filikaqave.

Kjo për arsyeje se ky këshill ka dështuar në këtë rast.

Aktivistët të cilët e ndërprenë këtë konferencë thana se mediat mund të qëndrojnë por nuk do ta lejojnë

Aktivistët thanë se mediat mund të qëndrojnë por nuk do të lejojnë zhvillimin e kësaj konference, ndërkaq nga zyrtarët policor është kërkuar që të mos pengojnë mbajtjen e konferencës.

Ndërpritet konferenca e KGJK-së. Foto: Ekonomia Online.

“Përderisa kryesuesi i KGJK-së nuk kërkon falje dhe nuk garanton që kanë me marr masa ndaj gjykatësve që në shumicën e rasteve kanë dhënë dënime nën ata që i lejon ligji. Merrni arrestoni këta që janë tu e shkel ligjin”.

“Ne nuk do ta lëshojmë këtë konferencë dhe nuk i lejojmë me vazhdu mbajtjen e saj”, ka thënë njëra nga aktivistët.

Këtë protestë ajo tha se do vazhdojnë edhe në rrugë.

“Pse nuk po i arrestoni, këta i keni për me i arrestu. Kur nuk na pengoni me ec edhe jetu lirë si vajza, as ne nuk ju pengojmë”, iu drejtua aktivistja zyrtarit policor.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj mori vendim që konferenca të ndërpritet përkohësisht, derisa tha se do të vazhdoj në një sallë tjetër pa pengesa.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, përmes një konferencë për media të hënën ka raportuar kronologjinë e rastit për të miturën 11 vjeçare e cila është dhunuar nga pesë persona në muajin gusht, ndërkaq në muajin qershor e mitura ishte trafikuar dhe dhunuar nga 6 persona të tjerë.

Sipas Ulaj, prokuroria ka qenë e angazhuar që nga raportimi i rastit në muaji qershor, por që ka pasur mungesë të psikologes dhe vonim të telefonit të së miturës që ishte dërguar për ekzaminim në Forenzikë.

Për rastin në fjalë nga 21 qershori, prokurorit i janë dashur 16 ditë për të intervistuar të miturën.

Më 3 qershor, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media, ka kumtuar lajmin se janë arrestuar gjashtë persona të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku 11 vjeçarja që u dhunua të shtunën e 27 gushtit ishte raportuar si person i zhdukur.

Edhe të martën dhe të mërkurën është protestuar në Prishtinë nga mijëra qytetarë.

Ndërkaq, për këtë rast është shkarkuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

11-vjeçarja u raportua se ishte dhunuar në Prishtinë nga 5 burra për 7 orë në muajin gusht. Për rastin e saj kanë reaguar qytetarë, aktivistë, figura të njohura e politikanë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore