Bota

Protestuesit anti-qeveritarë të Bjellorusisë marrin trajtim mjekësor në Gjermani


Një numër i shtetasve të Bjellorusisë që u plagosën gjatë marshimeve paqësore anti-qeveritare në verën e vitit 2020 janë duke marrë trajtim mjekësor në Gjermani.

Gazeta Deutsche Welle (DW) foli me dy prej tyre.

“Unë u plagosa afër qytetit ku u vra Alexander Taraikovsky”, tha Grigoriy pёr DW, duke provuar tё buzëqeshje. Alexander Taraikovsky ishte protestuesi i parë anti-qeveritar që u vra në Minsk. Në fakt, vdekja e tij ishte e para që u njoh zyrtarisht nga autoritetet e Bjellorusisë. Grigoriy ka problem të lëvizë anën e djathtë të gojës pas dëmtimit të tij. Disi i hidhёruar, ai i thotë DW se pothuajse dhe ai hyri në librat e historisë të Bjellorusisë.

Mjekët i dhanë atij një shans prej 20% për të mbijetuar. Dëmtimi e la atë me traumë tё rёndё në tru. Ёshtë një mrekulli që Grigoriy nuk e ka humbur sensin e tij të humorit. Për arsye sigurie, ai nuk dëshiron të zbulojë detajet e sakta që çojnë në dëmtimin e tij, as identitetin e tij të vërtetë. Pra, çfarë, saktësisht, ndodhi në gusht të vitit 2020?

Grigory: Pas daljes nga koma

Ishte një mbrëmje e ngrohtë vere. Grigoriy kishte mbaruar punën dhe u bashkua me një tubim paqësor për të protestuar kundër zgjedhjeve të manipuluara presidenciale të vendit.

“Vështirë se mund ta quash marsh proteste, njerëzit thjesht po qëndronin përreth rrugës. Kishte shumë njerëz, kisha ndjesinë se i gjithë Minsk ishte shfaqur. Autoritetet kishin mbyllur internetin dhe njerëzit kishin dalë nga shtëpitë e tyre”, kujton ai.

Ai përshkruan atmosferën brenda një stacioni futbolli gjatë një ndeshje. Pastaj, thotë ai, arriti policia. Ata filluan të shpërndanin protestuesit, të cilët u vendosёn në një dyqan aty pranë. Grigoriy thotë se shpejt u largua nga dyqani, por se çfarë ndodhi më pas nuk e pёrmend dot – ai thjesht nuk e mban mend.

Një javë më vonë, Grigoriy u zgjua nga koma në një njësi të kujdesit intensiv të Minskut. Ai iu nënshtrua tetë operacioneve urgjente për të shpëtuar jetën e tij dhe u deshën katër muaj derisa u lëshua përfundimisht nga spitali. Fillimisht, krahu dhe këmba e tij e djathtë ishin tё paralizuara. Po ashtu, ana e djathtë e fytyrës së tij, duke e lënë atë të paaftë për të folur. Për fat të mirë, ai mund të flasë përsëri. Megjithëse shqiptimi i disa fjalëve mbetet një sfidë. Lëndimet e tij të rënda gjithashtu kanë ndikuar në aftësitë e tij njohëse. “Afazia ime do të thotë që ndonjëherë i harroj numrat”, i thotë ai pёr DW, duke u përpjekur të kujtojë moshën e tij. “Oh po, jam 29 vjeç”.

Trajtimi në Gjermani 

Grigoriy thotë se gjithmonë ka patur interes për ngjarjet politike. Megjithatë, sipas tij kurrë nuk kishte shprehur publikisht pikëpamjet e tij.

“Këto zgjedhje ishin të parat që kam marrë pjesë, kam votuar për Sviatlana Tsikhanouskaya” E dija që vota do të manipulohej, por unë doja që zyrtarët që numëronin fletët e votimit të shihnin se sa njerëz e kundërshtojnë këtë”, u shpreh ai.

Deri më sot, ai ende nuk mund të përdorë krahun e tij të djathtë siç duhet. Ai me vёshtirёsi mund tё përdorë një tastierë kompjuteri, ose të lidhë lidhëset e këpucëve. “Por gjërat mund të kishin shkuar dhe më keq”, thotё ai.

“Incidenti, nuk e ndryshoi personalitetin e tij. Kur u zgjua, ai kërkoi një palë kufje, një tablet dhe një libër elektronik. Gjashtë muaj pasi mori plagët e tij, Grigoriy fluturoi në Gjermani për t’iu nënshtruar rehabilitimit. Aty, fizioterapistët dhe terapistët e ndihmuan atë të rifitonte shumicën e aftësive të tij motorike”, tregon një nga të afërmit e tij për DW.

Komuniteti i Mërgimtarëve të Bjellorusisë në Gjermani

Anëtarët e Komunitetit të Mërgimtarëve të Bjellorusisë në Gjermanisë ndihmuan në qëndrimin dhe trajtimin të Grigoriy. Elisabeth, një menaxhere e teknologjisё sё informacionit(IT) e Bjellorusisë, ishte një prej tyre. Ajo jeton në Gjermani për më shumë se 20 vite.

“Pasi pashë ngjarjet e gushtit tё vitit 2020, unë si shumë të tjerë ndjeva se duhej të bëja diçka”, i thotë Elisabeth DW.

Ngjarjet, thotë ajo, e lanë atë të paaftë pёr t’u përqendruar në punë. Ajo nuk mund të flinte siç duhet dhe kishte probleme me oreksin.

“Unë vazhdimisht shihja lajmet. Ilaçi mё i mirё nё atё kohё për t’u përfshirë”, thotё Elizabeth.

Elisabeth njohu individë me të njëjtat mendime në marshimet në Gjermani dhe në internet. Ajo më pas krijoi një grup për të koordinuar ndihmën mjekësore për bashkatdhetarët e dëmtuar.

Në fillim, thotë ajo, marrja e gjërave dukej e frikshme. Për shkak të pandemisë, Gjermania ka kufizuar hyrjen për turistët dhe gjithashtu pacientët mjekësorë.Viza jepet vetëm për njerëzit që kanë një diagnozë mjekësore, megjithëse kryerja e një kontrolli gjatë gjithë kohës nga jashtë është pothuajse e pamundur.

Përfundimisht, organizata e Elisabeth arriti të kontaktojë pacientët në Bjellorusi dhe ambasadën e Minskut të Gjermanisë. Komuniteti i mërgimtarëve të Bjellorusisë së Gjermanisë dhe Libereco, një grup i të drejtave të njeriut, më pas mblodhën donacione për të paguar trajtimin e Grigoriy.

Mijëra arrestime

I pyetur për të komentuar në lidhje me këtë çështje, ministria e jashtme e Gjermanisë konfirmoi për DW se mbështet masat për të ndihmuar individët që vuajtën dhunë dhe torturë nga duart e shtetit të Bjellorusisë. Kjo përfshin lehtësimin e hyrjes në Gjermani.

Gushtin e kaluar, Ministri i Brendshëm i atëhershëm i Bjellorusisë Yuri Karayev, kërkoi falje për kalimtarët e plagosur nga policia që nuk ishin përfshirë në demonstrata. “Megjithatë dëmtime të tilla mund të ndodhin gjatë operacioneve pёr shuarjen e shkeljeve tё rendit publik”, kishte shtuar ai nё atё kohё.

Grupi i të drejtave të njeriut, Viasna thotë se mbi 25 mijё individë u arrestuan midis 9 dhe fundit tё gushtit të vitit 2020. Shumica e tyre u lanë të lirë në kushte të caktuara. I’u kërkohej të paguanin një gjobë, ose i’u dhanё dënime me burg që varionin nga 10 në 15 ditë.

Vladimir: ‘Një simbol i protestave të Bjellorusisë’

Vladimir është një tjetër protestues të cilit i’u dha një vizë për të marrë trajtim mjekësor në Gjermani. Ashtu si Grigoriy, DW nuk mund të zbulojë identitetin e tij të vërtetë për arsye sigurie.

Kalvari i tij filloi pasi u takua me miqtë në Minsk dhe ai po kёrkonte një taksi. Në atë kohë, Vladimir kishte veshur një xhaketë sportive të zbukuruar me Pahonia, stemën historike të vendit. Stema e kuqe dhe e bardhë shpejt erdhi për të përfaqësuar lëvizjen opozitare të Bjellorusisë.

“Oficerët e policisë, rreth shtatë individë të veshur me helmeta dhe të armatosur me mitraloza, erdhën drejt meje”, i thotë Vladimir DW.

Në fillim Vladimir thotё se nuk mund të lëvizte aspak krahun e tij të djathtë. Pastaj oficerët e goditёn nё krah.

“Ata më thanë të ulem në gjunjë. Kur erdha, një ambulancë kishte mbërritur për të më dërguar në spital. Rezultoi se shpatulla ishte thyer Atje u operova dhe ata mё vendosёn një pllakë”, vazhdoi Vladimir.

Pas daljes nga spitali, Vladimir mësoi se dy akuza ishin ngritur kundër tij. Njëra për huliganizëm dhe tjetra për mosbindje ndaj oficerëve të shtetit. Vladimir nuk pranoi të pranonte fajësinë.

Ndërsa datat e gjykatës së tij vazhdonin të shtyheshin, ai vendosi të largohej nga vendi, nga frika e pasojave. Ai ishte gjithashtu i vendosur për të marrë trajtimin e duhur mjekësor për krahun e tij. Anëtarët e Razam, një organizatë politike e përbërë nga të mërguarit e Bjellorusisë në Gjermani, ndihmuan Vladimir për të marrë një vizë humanitare për vendin.

Terapia për shpirtin

Vladimir është ende i tronditur që simboli në xhaketën e tij provokoi një sulm kaq brutal.

“Në këtë moment, unë plotësisht harrova se e kisha veshur. Nuk më kaloi në mendje se në këtë vend rrobat e mia mund të ndeznin një agresion të tillë”, tha ai.

Vladimir shpreson se ai mund të zgjasë vizën e tij dhe të vazhdojë trajtimin e tij ambulator në Gjermani. Ai është optimist për të ardhmen. “Unë kam një pikëpamje pozitive dhe ndiej se krahët e mi janë rregulluar”

Vullnetarët e Bjellorusisë me qendër në Gjermani, ndërkohë, janë të etur për të ndihmuar bashkatdhetarët e tjerë që janë abuzuar nga policia e Bjellorusisë.

“Fatkeqësisht ndihma jonë është akoma e nevojshme. Kjo nuk është vetëm terapi për pacientët, por është edhe terapi për mua. Ndihesh mirë kur bёnё diçka të dobishme për të ndihmuar të tjerët”, u shpreh Elisabeth.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore