Lajme

Protestat në Gaza, palestinezët u vranë nga të shtënat izraelite


Protestuesit fshihen pranë gomave të ndezura, afër gardhit të Rripit të Gaza-s në kufi me Izraelin gjatë një proteste në lindje të Khan Younis, në Rripin e Gaza-s jugore, të mërkurën, 25 gusht 2021.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të premten e 3 shtatorit, deklaruan se palestinezët u vranë nga të shtënat me armë izraelite të enjten e javës së kaluar – gjatë një proteste të dhunshme përgjatë kufirit me Izraelin.

Qindra palestinezë morën pjesë në protestat e mbajtura në pesë vende, duke kërkuar përfundimin e bllokadës 14-vjeçare të Izraelit ndaj Gazës.

Sundimtarët e Hamas-it kanë organizuar një sërë protestash të ngjashme gjatë dy javëve të fundit.

Në disa raste, ata janë bërë të dhunshëm, me turmat që digjnin goma dhe hidhnin eksploziv drejt ushtarëve izraelitë.

Ndërkohë ata thanë se Ahmad Mustafa Saleh, 26 vjeç, u qëllua për vdekje pranë Jabalya, në Rripin verior të Gazës.

Organizatorët publikuan një fotografi të Saleh, e veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë të zezë që qëndronte në plazh.

Ng ana tjetër, sipas tyre, pesë persona të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit, përfshirë një djalë 15-vjeçar në gjendje të rëndë.

Ushtria izraelite tha se demonstruesit hodhën pajisje shpërthyese dhe ushtarët u përgjigjën me zjarr të drejtpërdrejtë.

Saleh u bë palestinezi i tretë që vdiq në protestat e fundit, së bashku me një djalë 12-vjeçar dhe një militant të Hamas-it.

Një snajper izraelit u vra kur u qëllua në kokë nga një protestues.

Izraeli dhe Egjipti vendosën bllokadën në vitin 2007, pasi Hamas-i mori kontrollin e Gaza-s nga Autoriteti Palestinez i njohur ndërkombëtarisht. Marrja e pushtetit erdhi një vit, pasi Hamas-i mundi lëvizjen rivale Fatah, e cila dominon Autoritetin Palestinez, në zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë Izraeli ka deklaruar më herët se bllokimi është i nevojshëm për të mos armatosur Hamas-in – një grup militant islamik i betuar për shkatërrimin e Izraelit.

Kritikët thonë se mbyllja, e cila ka goditur rëndë ekonominë lokale, për shkak të kufizimeve të saj të udhëtimit dhe tregtisë, përbën një ndëshkim kolektiv.

Izraeli dhe Hamas-i kanë zhvilluar katër luftëra që nga viti 2008, më së fundi gjatë muajit maj.

Izraeli forcoi bllokadën pas luftimeve dhe vetëm këtë javë hoqi shumicën e masave, ndërsa Egjipti përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim afatgjatë.

Po ashtu ka kërkuar që Hamas-i të lirojë dy civilë izraelitë të robëruar dhe të kthejë eshtrat e dy ushtarëve të vdekur, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë.

Hamas-i hodhi poshtë masat e fundit izraelite si të pamjaftueshme dhe ka kërcënuar se do të vazhdojë demonstratat, derisa bllokimi të lehtësohet më tej.

“Pozicioni ynë është i pamjaftueshëm dhe nuk zëvendëson masat e gjera që do të arrijnë një përparim të vërtetë në aspektin e jetës në Gaza”, tha grupi.

Mbi 200 palestinezë u vranë nga zjarri i ushtrisë izraelite gjatë protestave javore.

Konflikti izraelito-palestinez

Konflikti izraelito-palestinez i ka rrënjët dekada më parë dhe luftimet e 14 majit 2021 tregojnë se çdo zgjidhje afatgjatë mund të jetë akoma larg.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe, në fakt, e aneksoi atë më vonë.

Rrjedhimisht, autoritetet nuk e konsiderojnë Lindjen si territor të pushtuar, por të gjithë qytetin si kryeqytetin e tij – një pretendim i panjohur nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare.

Më 14 maj, Izraeli filloi bombardimin intensiv të Rripit të Gazës me sulme ajrore dhe predha artilerie, ndërsa rriti vendosjen e trupave dhe tankeve.

Kjo përplasje ka rezultuar në bombardimet më të rënda të Gazës që nga lufta 50-ditore midis Izraelit dhe Hamass-it në vitin 2014.

Të paktën 219 njerëz, përfshirë gati 100 gra dhe fëmijë, u vranë në Gaza. Autoritetet e Hamass-it nuk kanë dhënë shifra të viktimave për luftëtarët. Ndërsa në Izrael, 12 persona, përfshirë dy fëmijë, mbeten të vdekur.

Tensionet më të shumta midis Izraelit dhe palestinezëve janë në Jerusalemin Lindor, Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Përplasjet e fundit pasuan një muaj të tensioneve në rritje në Jerusalem, megjithëse konflikti ka qenë i pranishëm për dekada.

Cilat janë problemet kryesore?

Ka një numër çështjesh, për të cilat Izraeli dhe palestinezët nuk mund të bien dakord.

Këto përfshijnë atë që duhet të ndodhë me refugjatët palestinezë, nëse vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar duhet të qëndrojnë ose të hiqen.

Gjithashtu, nëse të dyja palët duhet të ndajnë Jerusalemin dhe ndoshta më e ndërlikuara nga të gjitha, nëse një shtet palestinez duhet të krijohet së bashku me Izraelin.

Bisedimet e paqes po zhvillohen brenda dhe jashtë për më shumë se 25 vjet, por deri më tani nuk e kanë zgjidhur konfliktin.

Çfarë pret e ardhmja?

Me pak fjalë, situata nuk do të zgjidhet së shpejti.

Plani më i fundit i paqes, i përgatitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur Donald Trump ishte president, i quajtur “marrëveshja e shekullit” nga ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, është hedhur poshtë nga palestinezët si i njëanshëm.

Çdo marrëveshje e ardhshme e paqes do të ketë nevojë që të dy palët të bien dakord për zgjidhjen e çështjeve komplekse.

Derisa të ndodhë kjo, konflikti do të vazhdojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore