Lajme

Protestat masive në Izrael, ministri i Mbrotjes thirrje Netanyahut: Ndaloni reformën, nisni negociatat


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, bëri një deklaratë dramatike duke i bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu të ndalojë rishikimin e reformës gjyqësor për një kohë të mjaftueshme.

Kjo në mënyrë që të ketë angazhim më thellë në negociatat që të arrihet një kompromis.

“Shpërthimi brenda kombit ka depërtuar thellë në IDF dhe strukturat e mbrojtjes – ky është një kërcënim i qartë dhe i madh për sigurinë e Izraelit. Unë nuk do ta lejoj këtë”, tha Gallant.

Ai i bëri thirrje gjithashtu opozitës që të ndalojë grevat dhe protestat e rezervistëve të IDF-së kundër qeverisë gjatë çdo negociate të re.

Izraelitët protestuan kundër reformës gjyqësore në të gjithë Izraelin të shtunën për të 12 javën me radhë, duke vazhduar një cikël protestash që janë zhvilluar çdo javë që nga fillimi i janarit.

Në Tel Aviv dhjetëra mijëra protestues u mblodhën, ku ndezën pishtarë në kujtim të grave që janë vrarë nga partnerët e tyre dhe morën pjesë në një marshim.

Protestuesit bllokuan autostradën Ayalon në Tel Aviv dhe tre u arrestuan, tha një deklaratë e Policisë së Izraelit.

Policia përdori edhe një ujë ndaj atyre që bllokuan autostradën.

Në total, demonstrata u mbajtën në më shumë se 150 vende në të gjithë vendin duke përfshirë Ramle dhe Beit She’an ku u mbajtën protesta për herë të parë.

Izraeli po përballet me një situatë kaotike prej muajsh tashmë, ku nga një anë Qeveria kërkon reforma gjyqësore si edhe po ndjek një politikë shumë të ashpër në rajonin e “West Bank”, me ndërhyrje të shpeshta ushtarake dhe me bindjen se dhjetëra mijëra vendbanimet izraelite që po ndërtohen aty, janë rruga e duhur për t’u ndjekur.

Ndërkaq, nga ana e palestinezëve, në shenjë revolte, ka pasur sulme të shtuara kundrejt izraelitëve, ku nuk janë kursyer as institucionet fetare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore