Lajme

Protesta në veri, qytetarët tentojnë të futen me forcë në komunën e Zveveçanit


Një numër i qytetarëve serbë protestuan mëngjesin e kësaj të hëne në afërsi të objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Qëllimi i tyre ishte për të penguar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në zyrat e tyre.

Për të ofruar siguri, KFOR-i amerikan kishte vendosur një perimetër për të mos i lënë protestuesit që t’i ofrohen objektit të komunës.

E për të ‘negociuar’ me amerikanët kishin shkuar nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq dhe ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq.

Por, përgjigja e ushtarit amerikan ishte e prerë.

“Jemi këtu për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Nuk jam këtu për të negociuar. Unë i zbatoj udhrat”, dëgjohej duke thënë ushtari amerikan.

Protestuesit kishin tentuar të hynin me forcë në objektin e komunës së Zveçanit, por ishin ndaluar nga forcat policore të  cilët përdorën edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore