Bota

Protesta në Poloni pas ndalimit të abortit


Mijëra njerëz kanë protestuar për tre ditë radhazi në Varshavë dhe pjesë të tjera të Polonisë , pasi qeveria vendosi për ndalimin e plotë të abortit me përjashtim të dy rasteve.

Protestuesit kanë sfiduar kufizimet e coronavirusit dhe temperaturat e ulëta.

Në Varshavë ata valëvitën flamuj polak, flamurin simbol të LGBT-së si dhe përdorën simbolin e kuq të rrufesë përdorur nga Women’s Strike, organizatë ndërkombëtare e grave.

“Unë do të doja ta abortoja qeverinë time”. “Trupi im, zgjedhja ime” dhe “ Ju keni gjak në duar” shkruhej në pankarta të protestuesve.

Disa nga protestuesit mbanin shami të gjelbërta në qafë, simbol i aktivistëve për të drejtat e abortit në Argjentinë, ku aborti u legalizua muajin e kaluar.

Gjithashtu mijëra njerëz në rrugët e Varshavës dhe qytete të tjera të  mërkurën e 27 janarit. Të enjten u arrestuan disa protestues pasi hynë në perimetrin e gjykatës kushtetuesë, që nxori vendimin.

Sipas vendimit të gjitha abortet në Poloni tani janë të ndaluara me përjashtim të rasteve të përdhunimit dhe incestit, ose kur jeta dhe shëndeti i nënës konsiderohet se janë në rrezik.

Polonia, me ligjin e miratuar për abortin, është një ndër vendet me ligjet më kufizuese në Evropë.

Ka më shumë se 2 mijë aborte ligjore gjatë një viti dhe më shumë se 200 mijë gra abortojnë në mënyrë paligjshme ose jashtë vendit.

Sipas qeverisë ndalimi do të ndalojë “abortet eugjenike”, duke iu referuar përfundimit të fetuseve të diagnostikuar me sindromën Daun.

Vendimi doli për herë të parë në tetor, ku Gjykata kushtetuese, vendosi, që një ligj i vitit 1993 që lejonte abortin në rast anomalish në fetus ishte jo kushtetues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore