Lajme

Protesta në Myanmar përmes artit


Tenxherja, simbol proteste

Myanmar është përfshirë nga dhuna dhe frika gjatë javës që ushtria ka marrë pushtetin përmes grushtit të shtetit.

Pen Holder, artist burman u shpreh se është detyra e tyre të protestojnë përmes artit.

“Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë qeverinë derisa liderja e vërtetë evpopullit tonë të rikthehet”.

Vizatimi i tyre tregon një familje Burma, duke filluar nga fëmijët deri te të moshuarit, të mbledhur së bashku duke goditur tenxhere dhe tiganë.

“Njerëzit tanë nuk kanë armë. Ne nuk i përdorim ato. Në vend të tyre, si artist unë luftoj me stilolaps. Jam i frikësuar por nuk dua të pendohem për atë që nuk bëra”.

Përshëndetja me tre gishta

Mg Pyi Thu, tha për agjencinë e lajmeve BBC tha se e ka vizatuar këtë si një qytetar pasi nuk është i kënaqur me padrejtësinë.

Në vizatimin e tij, Mg Pyi Thu paraqet në mënyrë të dukshme frazën “Mos harroni, mbani mend 1 shkurtin”.

Piktura gjithashtu përmban përshëndetjen me tre gishta dhe lot që rrjedhin në fytyrë.

“Lotët janë lotët e qytetarëve të Myanmar-it në situatën aktuale”.

Aleanca e çajit me qumësht

Aleanca e çajit të qumështit ka sjellë së bashku protestues në Tajlandë, Hong Kong, Tajvan dhe së fundmi, Indi.

Ky imazh, i cili tregon një filxhan çaji qumështi Burman, është bërë ndër më të përhapurit në mediat sociale nga të rinjtë.

Artisti, Sina Ëittayaëiroj tha se ai e bëri punën sepse donte të mbështeste protestat në Myanmar në të njëjtën mënyrë që Tajvani dhe Hong Kongu mbështetën protestuesit e rinj pro demokracisë në Tajlandë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore