Bota

Protesta në Itali, prindërit dhe nxënësit kundër mbylljes së shkollave


Mijëra prindër, fëmijë dhe mësues italianë kanë protestuar në sheshet e Italisë, kundër mbylljes së shkollave, të dielën e 21 marsit. Ata e kanë konsideruar këtë mbyllje si “të panevojshme”.

Protestat e para kundër qeverisë së Mario Draghi-t, i cili mori detyrën muajin e kaluar, u mbajtën në më shumë se 35 sheshe të Italisë. Përfshirë Piazza del Popolo të Romës dhe Piazza Duomo të Milanos.

Demonstruesit në Romë mbanin kapelat e duncës (kapele në formë konike, prej letre), si simbol të pasojave të mbylljes së sistemit arsimor.

Numri i protestuesve në vend ishte i kufizuar, për shkak të masave ndaj Coronavirus-it.

Shumë nga shkollat italiane janë mbyllur që nga 15 marsi, kur Draghi forcoi masat ndaj pandemisë. Që kur Coronavirus-i shpërtheu në Itali, 13 muaj më parë, shkollat që ndodheshin në zona me numër të lartë infektimesh, u mbyllen plotësisht. Sipas të përditshmes Reuters, ka pasur më pak mësimdhënie sesa në shumë vende të tjera evropiane.

Kufizimet e fundit ishin të vështira për miliona prindër, të cilët u detyruan të punonin nga shtëpia ose të paguanin për kujdesin ndaj fëmijëve.

Qeveria është shprehur se mbylljet janë të nevojshme, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve dhe veçanërisht përhapjes së variantit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Draghi premtoi se shkollat ​​do të ishin gjëja e parë që do të rihapen kur të lehtësohen masat aktuale të Covid-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore