Lajme

“Protesta kundër bullgarizimit të Maqedonisë” – Protestuesit bllokojnë disa lokacione në Maqedoninë e Veriut


Shkup

Si shenjë proteste kundër propozimit francez, në Maqedoninë e Veriut në një interval kohor nga ora 13:00 deri në orën 14:00, do të bllokohen disa lokacione.

Lokacionet që do të bllokohen janë rrugët kryesore Shtip-Veles, Strumnicë-Radovish dhe Pletvar-Prilep si dhe do të bllokohet hapësira para Qeverisë, në Shkup.

“I bëjmë thirrje masës që t’i thotë JO ultimatumit për bullgarizimin e Maqedonisë, JO brutalitetit dhe komisariateve, PO të ardhmes së Maqedonisë”. – thuhet nga organizatorët e protestës “Ultimatum – Jo faleminderit!”, raporton mediumi maqedonas Vecer.

Po ashtu në njoftim thuhet se të shtunën, 10 korrik, nuk do të ketë protesta në shenjë respekti për qytetarët myslimanë që e festojnë festën e Kurban Bajramit.

Protesta do të vazhdojë të dielën në Shkup prej orës 19:00 para Qeverisë.

Lajmerimi per protesta

Protestuesit që janë duke protestuar tash e disa ditë para Qeverisë. Protestuesit po kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas tyre, propozimi francez çon drejt  “bullgarizimit” të Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ndodhet para vendimit për pranimin ose jo të propozimit të modifikuar francez, propozim ky që do të ndihmonte në heqjen e vetos bullgare dhe zhbllokimin e rrugës eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore