Lajme

Kafe për kukullat, meqë mungojnë njerëzit – Protesta kundër masave anti-COVID në Prishtinë


Restorant “Bagolina Eatery” i cili gjendet në Prishtinë, ka vendosur që pakënaqësinë për ndërprerjen e punës nga ana e Qeverisë së Kosovës, ta shpreh përmes një proteste interesante.

Me idenë e Blerta Kllokoqi – Rugovës, në këtë restorant të hapur rreth dy muaj më parë, në karriget ku duhet të ishin ulur klientët e këtij lokali, aty u vunë kukulla, të veshura me stil e të kombinuara mes vete.

Kllokoqi-Rugova, tregon për Albanian Post se “kukullat po i japin gjallëri vendit”, që tashme është i zbrazet, pa pjesën e stafit shërbyes e pa klientë.

Kukullat, janë të veshura me plot stil, e të kombinuara në mënyrë kreative.

Ndërsa, menaxheri i këtij restoranti, Behar Osmani, ka thënë se – “E kundërshtojnë vendimin e Qeverisë, për mbyllje totale”, pasi që sipas tij, “Punëtorët kanë familje dhe duhet të ushqehen”.

Mes të tjerash, Kllokoqi e Osmani, janë shprehur të gatshëm që t’i vaksinojnë punëtorët e tyre me qëllim të rifillimit të punës sa më shpejt të jetë e mundur.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha bizneset e gastronomisë të ndërprejnë shërbimet e tyre deri më datën 18 prill, përveç mundësisë për të marrë me vete, kafe e ushqime me porosi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore