Sport

Propozimi i çmendur i Andrea Agnelli-t


Presidenti i Juventus-it, Andrea Agnelli ka qenë ndër figurat më aktive të futbollit këtë javë.

Ai foli rreth problemeve që ka shkaktuar Covid-19, duke dhënë propozimet e tij për ndryshimet që duhen të bëhen në futboll.

Ndër të tjera, Agnelli ka dhënë edhe një propozim super të çuditshëm mbi çështjet e transferove në botën e futbollit.

Angelli mendon që klubet që janë në Champions League, nnuk duhet të lejohen që të transferojnë lojtar nga klube tjera në këtë kompeticion.

Propozimi i tij është që klubet që marrin pjesë në Champions, të kenë mundësi që të nëshkruajnë me futbollist që luajnë në ekipe më të “dobëta”.

E vetmja mënyrë që një futbollist që luan në UCL, të transferohet në një ekip tjetër që po ashtu merr pjesë në UCL, është nëse është futbollist i lirë, pra i ka skaduar kontrata me ekipin aktual.

Agnelli këtë ndryshim në sistemin e transferimeve e konsideron radikal dhe shumë të nevojshëm.

Nëse do ketë dhe klube të tjera që do të pajtohen me këtë ide, atëherë ky sistem do të futet në përdorim shumë shpejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore