
Prokuroria e Tiranës, ka zbardhur bisedat në aplikacionin Whatsapp mes tre të ndaluarve nga kontrollorët e “Albcontrol”-it.
Në procesverbalin e publikuar shkruhet se të ndaluarit akuzohen për kryerjen e veprës penale “ shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim.
Sipas deklaratës njëri prej tyre, ka ndikuar te vartësit e tij për plotësimin e formularëve të paaftësisë së përkohshme në punë.
3 shtetasit e ndaluar janë Flora Ndreca, Muhin Mezini dhe Armando Fezga.
Nga përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre del se shtetasi Muhin Mezini e orienton shtetasin tjetër për mënyrën e përpilimit të formularit.
Në bisedë shkruhet se,kontakti Klesti iu ka thënë “Mbylle kullën”.
Shtetasi Hajredin i përgjigjet “se nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg maxi me çakmak mbrapa ndërmarrjes”.
Kontrollët e “Albcontrol” vendosën të ndërprisnin punën ditën e 7 prillit, me motivin kryesor uljen e pagës.
Avokati i tyre më herët bëri të ditur se më shumë se 24 persona u shoqëruan, por që aktualisht në Drejtorinë e Policisë ndodhen vetëm tre persona.
Albanianpost.com