Zgjedhjet në Shqipëri

Prokuroria nxjerr vendimin për kandidatin e Nismës Thurja, Napolon Laska


Prokuroria e Përgjithshme, të premten e 16 prillit, përfundoi verifikimin për një nga kandidatët për deputet, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, nëse do të lejohet të garojë për zgjedhjet parlamentare.

Sipas verifikimit të Organit të Akuzës, kandidati i Nismës “Thurja” Napolon Laska nuk preket nga ky ligj.

Prandaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lejojë garimin e tij në zgjedhjet parlamentare më 25 prill.

Laska nuk rezulton të ketë kryer ndryshime në përbërësit e gjendjes civile të ndryshme nga ato të deklaruara në formularë.

Nuk rezultoi i dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë vepre penale, nga autoriteti gjyqësor shqiptar.

Nuk rezultoi i dënuar me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor shqiptar për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Nuk rezultoi të ketë qenë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale.

Nuk rezultoi të ketë qenë i siguruar me ndonjë masë shtrënguese të sigurisë personale.

Më herët Prokuroria ka nisur një hetim për 30 kandidatë për deputetë nga parti të ndryshme, nëse preken apo jo nga ky ligj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore