Shqipëria

Prokuroria kërkon dënim me pesë vite burg për Vladimir Gjutën


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pesë vite burg për Vladimir Gjutën. Ky i fundit u kap pranë selisë së Partisë Socialiste (PS), duke lëvizur me armë zjarri në shkurt të 2020-s.

Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë masë dënimi në përfundim të gjykimit të tij për akuzën “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. 

Më 27 janar pritet të mbahet seanca e radhës, në të cilën do të merret edhe vendimi dhe do të dëgjohen konkluzionet e radhës.

Kujtojmë se 40-vjeçari u ndalua më 10 shkurt të vitit 2020, pranë selisë së Partisë Socialiste. Punonjësit e Gardës së Republikës vunë re lëvizje të dyshimta të tij. Në momentin e ndalimit, Gjutës iu gjet një armë zjarri dhe një shumë parash prej 120 mijë eurosh.

Gjatë marrjes në pyetje, ai deklaroi se paratë ishin kursime familjare të siguruara nga veprimtaria e biznesit.

Gjuta është është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar si i përfshirë në vendosjen e një sasie tritoli tek farmacia e Bashkim Tahirit, babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore