Shqipëria

Prokuroria: Hetime të mëtejshme për 21 janarin e 2011-ës


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla, ka njoftuar përmes një postimi në media sociale, të mërkurën, se Prokuroria ka kërkuar hetime të mëtejshme në dosjen e vrasjeve së protestuesve me 21 janar të 2011-ës.

“Jemi informuar se Prokuroria ka kërkuar hetime të mëtejshme në dosjen e vrasjes së protestuesve më 21 Janar 2011”, ka shkruar ai.

Ai ka hedhur akuza mbi ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kryetarin e Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha. Sipas Ballës, Berisha është “urdhëruesi i plumbave mbi popullin protestues” ndërsa Basha “zbatonte urdhrat e Sali Berishës”.

“Ai nuk mori asnjë përgjegjësi madje u gradua në detyrë nga Saliu pas 21 janarit”, shprehet Balla drejtuar Bashës.

Në protestën e 21 janarit 2011 të zhvilluar para kryeministrisë, nga opozita e asaj kohe, PS-ja, kanë mbetur të vrarë katër persona: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore