Art&dizajn

Projekti i ndriçimit në Kalanë e Krujës


Pas kalave të Gjirokastrës, Shkodrës e Beratit, ishte radha e kalasë simbolike të Krujës t’i nënshtrohej projektit të ndriçimit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nëpërmjet një postimi në median sociale, facebook, ka prezantuar nëpërmjet disa fotove, projektin e ndriçimit në Kalanë e Krujës. Projekti jo vetëm ka ndikuar në pamjen vizuale të kalasë por ka ridimensionuar  vlerat e monumentit.

“Kalaja e Krujës, një nga monumentet më simbolike, lidhur fortë me figurën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, nuk është dukur asnjëherë më e bukur.
Falë projektit të ndriçimit ajo tashmë ka rifituar madhështinë që i takon”, shkruan ministrja.

Ajo vijon njoftimin e saj duke lajmëruar punën për përforcimin dhe restaurimin e monumenteve të dëmtuara nga tërmeti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore