Shqipëria

Programi IPARD II nga BE, Rama: Bujqësia dhe Zhvillimi Rural të drejtohen nga sipërmarrja


“Bujqësia dhe Zhvillimi Rural duhet të drejtohen nga sipërmarrja dhe të gjithë ata që angazhohen në këtë fushë kanë patjetër mundësinë që të ndërtojnë një sipërmarrje të suksesshme nëse mësojnë nga ato që janë të suksesshëm”.

Kështu tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paraditen e 24 janarit, gjatë çeljes së thirrjes për projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, përmes programit IPARD II, me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit e Manifakturës.

“Aplikoni për mbështetje, sepse mbështetja është gjithnjë e më e madhe në aspektin financiar, pasi janë të pakrahasueshme me të shkuarën e deri djeshme”.

Duke bërë thirrje që qytetarët të thithin investimet e mundësuara nga BE-ja, ai theksoi se, “ne kemi bërë jo pak punë, sepse e nisëm këtë në terren të djerrë duke çelur shtegun për investime në agroturizëm dhe me bindjen që Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm.

Sipas Ramës, agroturizmi është përgjigja për të parë rrugën e zhvillimit, pasi “avantazhi që të jep natyra është rruga që tregu të vijë te sipërmarrësi dhe jo ky i fundit te tregu”.

“Është fare e lehtë që të gjitha fjalët e premisat të verifikohen duke parë nga afër zhvillimet e ndodhura. Agroturizmi mund të sigurojë shumë të ardhura”, theksoi Rama në fjalën e tij.

Kreu i qeverisë shtoi se do të jepet ¼ e financimit atyre që prezantojnë projektet dhe zhvillimi rural kërkon njëkohësisht “një vrap me kohën”.

Nga njëra anë ai tha se ka dhe nga ata nuk bëjnë sukses, por sipas tij pavarësisht, “pengesave përpiqen të mbijetojnë duke mos iu përgjigjur evoluimit të kohës”.

“Ka dhe nga ata që e hedhin prodhimin në lumë. Këta i drejtohen rrugës së bllokimit të rrugës duke kërkuar nga shteti atë që shteti si bën dot zgjidhje me sistemin që kemi’, ravijëzoi Rama në fjalën e tij.

Kryeministri ritheksoi se qasja është e qartë, “të rriten kapacitetet duke stimuluar dijen dhe njohëm nga afër të rasteve të suksesit dhe duke stimuluar inovacionin dhe futjen e teknologjive të reja në këtë fushë.”.

“Kemi shumë për të bërë që të garantojmë një rritje të rrugëve të informimit. Do vijë një ditë kur turizmi rural do jetë i barasvlershëm me turizmin bregdetar’, e përmbylli Kryeministri fjalën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore