Shqipëria

Prodhonin dokumente të falsifikuara në një laborator, vihen në pranga 4 shtetas


Autoritetet policore kanë vënë në pranga katër shtetas që prodhonin dokumente të falsifikuara.

Në kuadër të operacionit policor “Identiteti” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve P. M., 61 vjeç, H. H., 34 vjeç, A. R., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe E. M., 21 vjeç, banues në Korçë.

Ndërsa u shpallën në kërkim policor shtetasit A. T., 52 vjeç, banues në Elbasan dhe I. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Pas një hetimi proaktiv 3-mujor, u zbulua një laborator që dyshohet se shërbente për prodhimin e dokumenteve të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara.

Dhe një ambient ku ushtrohej aktivitetit i dyshuar i mashtrimit kompjuterik, ndaj shtetasve të huaj.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa ambiente, në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, u sekuestruan disa pasaporta dhe karta identiteti bullgare dhe spanjolle, leje drejtimi italiane, fotokopje dokumentesh të huaja e shqiptare, certifikata, 11 njësi kompjuterike, karta bankash, laptopë, USB që përmbanin të dhëna personale të disa shtetasve të huaj.

Këto të mashtruar nga shtetasit e lartpërmendur, duke përfituar shumë të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300 mijë euro.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Mashtrimi kompjuterik”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore