Shqipëria

Procedohen tre nga vëzhguesit e përleshjes te shkolla “1 Maji”


Tre nga vёzhguesit, të cilët u pёrfshinё nё pёrplasjen e djeshme nё KZAZ Nr.30, nё shkollёn “1 Maji” nё kryeqytet do tё procedohen penalisht.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Numёr. 1 filluan procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV numёr 30.

Shtetasit u konfliktuan fizikisht me njёri-tjetrin mbrëmjen e djeshme pas njё mosmarrёveshjeje për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore