Teknologji

Problemi teknik i Linkedin-it


Linkedin, platforma sociale në pronësi të Microsoft-it, u përball me probleme teknike gjatë orëve të biznesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke i lënë përdoruesit pa akses.

Agjensia e lajmeve, CNBC, tregon se gjatë periudhës së pandemisë, shërbimet e komunikimit në internet kanë hasur ndërprerje të herëpashershme. Edhe pse Linkedin-i nuk është i ngjashëm me Microsoft Teams-in dhe Zoom-in nuk janë të ngjashme, rrjeti luan një rol kryesor për rekrutuesit të cilët mbështeten aty.

Satya Nadella, shefi ekzekutiv i Microsoft-it u ka thënë anëtarëve në një konferencë se shërbimi është kthyer në popullor gjatë periudhës së pandemisë përmes opsionit të mësimit Linkedin Learning. Ai ka thënë se orët e shpenzuara në Linkedin Learning krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar ishin dyfishuar

Përmes njoftimeve në platformën Twitter, fillimisht Linkedin-i i njoftoi përdoruesit se po punonte për ta zgjidhur problemin dhe më pas konfirmoi përvojën jo të mirë në pajisjet telefonike dhe faqet e saj në kompjutera desktop.

Një nga përfaqësuesit e rrjetit ka sqaruar për CNBC se vonesat që u hasën për rregullimin e platformës vinin për shkak të një ndryshimi të konfigurimit në sistemet e brendshme.

Linkedin-i është blerë nga kompania teknoligjike Microsoft në vitin 2016 për vlerën 27 bilionë dollarë. Ai numëron rreth 740 milionë anëtarë dhe rreth 6% e të ardhurave të Microsoft-it vijnë prej platformës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore