Sport

Problemet për Barcelonën s’kanë të ndalur, Aguero pritet të mungojë tre muaj


Problemet për klubin e Barcelonës s’kanë të ndalur. Sikur mos të mjaftonte kriza e rezultateve, katalanasit po kanë probleme edhe të ruajnë grupin të futbollistëve.

Pak kohë pasi debutoi në ndeshje zyrtare me Barcelonën, sulmuesi Sergio Aguero duhet përsëri të qëndrojë jashtë fushave për një kohë rreth tre muajsh, pasi që po vuan nga aritmia kardiake.

Analizave që iu nënshtrua sulmuesi argjentinas zbuluan se ai do të vuajë nga aritmia kardiake, i cili pritet të mjekohet nga mjekët e Barcelonës, por fillimisht duhet që të qëndrojë larg futbollit të paktën për tre muaj.

Gjendja e tij shëndetësore u kuptua në ndeshjen ndaj Alaves, ku Aguero u shtri në fushë duke vendosur dorën në gjoks dhe duke krijuar frikë dhe ankth në Camp Nou.

Ndërkohë, që nga transferimi i tij në Spanjë, ai ka luajtur vetëm dy ndeshje si titullar, ku arriti të gjejë golin e parë me fanellën “blaugrana”, në El Clasico ndaj Real Madrid-it.

Pasi humbi tre muajt e parë të sezonit për shkak dëmtimi tashmë Aguero do të qëndrojë edhe po aq të tjerë jashtë për shkak të aritmisë kardiake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore