Jetesë & Stil

Problematikat më të shpeshta që u thanë në terapi gjatë 2020


Profesionistët e shëndetit mendor kanë adresuar shqetësimet kryesore të pacientëve gjatë vitit 2020. Kriza aktuale e shëndetit publik ishte një nga temat kryesore në shumë seanca, por janë shfaqur dhe shqetësime të tjera të përgjithshme gjithashtu.

Robin Gurwitch, një psikolog në Qendrën Mjekësore të Universitetit Duke, tha se arsyet e shpeshta për të cilat njerëzit drejtohen në terapi nuk kanë ndryshuar këtë vit, por përkundrazi ato janë zmadhuar si rezultat i pandemisë së koronavirusit dhe stresit që vjen me të, thotë për The Huffington Post.

Sipas Morgan McCain, psikolog në Texas, kishte një rritje të ankthit, depresionit dhe stresit rezultat i pandemisë.

Për shembull, njerëzit që shkonin në palestër ose ata që vizitonin miqtë për të lehtësuar depresionin nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë më.

U vu re një rritje e presionit për realizimin e arrijeve personale, e ndikuar nga influencimi i mediave sociale, veçanërsiht gjatë fillimit të pandemisë, të cilën psikologu e komentoi si një pritshmëri jo të drejtë duke patur parasysh se sa stresuese është vetë pandemia.

McCain tha gjithashtu, se muajin më i ngarkuar në klinike ishte qershori, kur vendi po i përgjigjej racizmit sistematik.

Ndërkohë frika nga e panjohura, ndjenjat e zhgënjimit dhe situata financiare ka qenë gjithashtu në fokus të shqetësimeve të pacientëve.

“Humbja e punës, ardhja e diçkaje të re siç ishte pandemia dhe të mos diturit e asaj se çfarë të pret shkakton stres dhe ankth, por qëndrimi në të tashmen dhe praktikimi i meditimit mund ta ndihmojë sado pak situatën”, thotë McCain për Huffington Post/AlbanianPost.com

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore