Stil

Priyanka Chopra hedh poshtë spekulimet për “divorc” me Nick Jonas


Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

Aktorja indiane, Priyanka Chopra më në fund ka vendosur të flas rreth ndryshimit të emrit të saj në llogarinë e Instagram-it – konkretisht,  gjatë nëntorit të vitit që lamë pas e kishte hequr  nga biografia e këtij rrjeti social, mbiemrin “Jonas” të bashkëshortit të saj, Nick Jonas.

Pas këtij veprimi të Priyankas, të shumtë ishin fansat që spekuluan për një ndarje të mundshme të çiftit, por diçka të tillë vetë aktorja e hedh poshtë.

Duke e përshkruar reagimin në internet si një “rrezik profesional” duke pasur parasysh karrierën e tyre, Chopra tha se supozimi i bazuar në një trajtë të mediave sociale ishte dëshpërues.

Priyanka Chopra Jonas.

“Është një ndjenjë shumë e pambrojtur, në fakt, që nëse postoj një foto, gjithçka që është pas meje në atë foto do të zmadhohet dhe njerëzit do të spekulojnë”, tha ajo për Vanity Fair.

“Për shkak të zhurmës së mediave sociale, për shkak të përhapjes që ka në jetën tonë, mendoj se duket shumë më e madhe se sa është. Unë mendoj se ne i japim shumë më tepër besim njëri-tjetrit, në jetën reale”, ka shtuar ajo.

Jonas gjithashtu adresoi spekulimet rreth marrëdhënies së tyre dhe lundrimit të dashurisë ndërsa ishin nën vëzhgimin e publikut.

Nick Jonas.

“Ne të dy e dimë se jeta publike është diçka që vjen me atë që bëjmë”, pati thënë Nick.

“Por, ne kemi vendosur kufij të vërtetë rreth jetës sonë personale, privatësisë sonë dhe kemi punuar shumë për të krijuar atë strehë të vogël të sigurt për veten, miqtë dhe familjen tonë”, kishte shtuar ai.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë martuar në dhjetor të vitit 2018, ndërsa jo rrallë herë pushtojnë kryetitujt e mediave rozë.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas.

Çifti ishte në krye të mediave pasi Chopra hoqi mbiemrin e saj ‘Chopra-Jonas’ nga Instagram-i. Lëvizja bëri bujë në internet pasi fansat spekuluan se “Priyanka dhe Nick ishin nisur drejt një divorci”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore