Sport

Pritja merr fund, McGregor rikthehet në UFC – konfirmohet kundërshtari


Conor McGregor. Photo: UFC Twitter

Conor McGregor do të bëjë rikthimin e tij në UFC kur të përballet me Michael Chandler, ka konfirmuar Dana White.

“Notorious” ka qenë jashtë tetëkëndëshit që kur theu këmbën në daljen e tij të fundit kundër Dustin Poirier në korrik 2021.

Kishte dyshime të mëdha nëse McGregor do të kthehej përsëri në sport, por ai duket se do të rikthehet këtë vit kundër Chandler.

Para ndeshjes së tyre, dyshja do të jenë trajnerë për sezonin e 32-të të “The Ultimate Fighter”, një turne për luftëtarët e rinj që do të zgjasë nga 30 maji deri më 15 gusht.

Në një njoftim të bërë të shtunën, White tha se “Sapo konfirmuam trajnerët për sezonin 31 të The Ultimate Fighter. Conor McGregor dhe Michael Chandler do të shkojnë ballë për ballë si trajnerë të The Ultimate Fighter”.

Amerikani Chandler ka bërë thirrje për një luftë me McGregor për më shumë se një vit dhe ai tani është gati të përmbushë dëshirën e tij. Ashtu si McGregor, 36-vjeçari po vjen pas një humbjeje, pasi u mposht gjithashtu nga Poirier në UFC 281 nëntorin e kaluar.

Rekordi i Chandler në UFC është 2-3 pasi ka luftuar me kundërshtarët kryesorë si Poirier, Charles Oliveira dhe Justin Gaethje.

Ndërkohë, do të jetë hera e dytë që McGregor shfaqet në serinë “The Ultimate Fighter” pas stërvitjes në serinë e 2015 pasi fitoi titullin e tij të parë UFC.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore