Shqipëria

Pritet përkeqësim i motit, Porti Vlorës anulon pjesërisht lundrimet


Dita e diel e 7 shkurtit, pritet që në mbrëmje të ketë përkeqësime të kushteve atmosferike, të cilat do të vazhdojnë të jenë prezente edhe të hënën. Situata e tillë ka sjellë reagimin e autoriteteve përgjegjëse në Portin e Vlorës, me këta të fundit që për 48 oret e ardhshme nuk do të lejojnë lundrimin e anijeve të vogla e atyre të peshkimit.  Anijet e mëdha të mallrave dhe pasagjerëve janë lejuar të lundrojnë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) të Shqipërisë, era do të jetë intensive në zonat bregdetare dhe do të kapi vlerat 15-20m/s, gjatë ditës së hënë. Drejtimi i erës do të jetë Jug-Juglindje. Në brendësi të gjirit të Vlorës valëzimi në det do të jetë 4-5 ballë dhe jashtë gjirit, i forcës 6-7 ballë.

Pas ditës së hënë të 8 shkurtit, pritet rikthimi në normalitet i kushteve atmosferike dhe sigurisht lejimi i lundrimit të çdo lloji kategorish të mjeteve lundruese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore