Lajme

Prishtinë: Sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave


Dogana e Republikës së Kosovës e asistuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, kanë realizuar një operacion bastisje me autorizim nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, ku kanë konfiskuar paisje për prodhimin e kriptovalutave.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, “operacion bastisjes ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një numri të madh të aparaturave për prodhimin e kriptovalutave”.

Operacioni është realizuar në një lagje të kryeqytetit por, pa specifikuar se në cilën lagje.

“Zyrtarët doganor kanë proceduar më tej me rastin”, thuhet në njoftim.

Policia dhe Dogana që nga ndalimi i përdorimit të kriptovalutave dhe prodhimit në territorin e Kosovës ka arritur të sekuestroj me mijëra pajisje anë e mbanë vendit.

Nga ana tjetër përdoruesit kriptovalutave në Kosovë, kanë nisur t’i shesin pajisjet e tyre kompjuterike të cilët mundësojnë mihjen e monedhave kripto, me çmime të ulëta.

Shitja e këtyre pajisjeve ka nisur të bëhet në mënyrë masive përmes rrjeteve sociale si Facebook apo Telegram.

“Grupet online të kriptove në Ballkan u dominuan nga kosovarët e tronditur që përpiqeshin të shitnin pajisjet e tyre minerare – shpesh me çmime të ulëta”, thuhet në artikullin e The Guardian.

“Ka shumë panik dhe ata po e shesin ose po përpiqen ta zhvendosin pajisjet në vendet fqinje”, ka thënë cryptoKapo, një investitor i kriptovalutave dhe administrator i disa prej komuniteteve më të mëdha të kriptove në internet në rajon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore