Lajme

Prishtinë: Nga të shtënat plagoset një person


Ilustrim

Në lagjen Bregu i Diellit të Prishtinës rreth orës 16:30 është plagosur një person si rezultat i të shtënave me armë zjarri.

Për Albanian Post rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

”Sot rreth  orës 16:30, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka thënë se policia është duke trajtuar edhe më tej rastin.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”, ka thënë ajo për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore