Përballje

Prishtina futet në garë për titull


Mbyllen të gjitha takimet e sotme në Superligën e Kosovës, Prishtina futet seriozisht në garë për titull.

Në kryendeshjen e javës së 21-të të Superligës, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Prishtina e mposhti kampionin aktual Dritën me rezultat 2:0.

Golat u shënuan nga Leotrim Beksteshi në minutën e 17-të, dhe për ta vulosur fitoren, u përkujdes Tun Bardhoku me golin e tij në minutën e 88-të.

Prishtina, me këtë fitore futet seriozisht në garë për titull, kjo falë edhe barazimit të Ballkanit me Gjilanin, ndeshje kjo e cila u zhvillua njëkohësisht.

Prishtina aktualisht mbanë pozitën e tretë në tabelë me 41 pikë, 4 më pak se vendi i parë, Ballkani, dhe tre më pak se vendi i dytë Drita.

Prishtinasit mposhtin për herë të tretë rresht gjilanasit brenda pak javëve, pas asaj në Superkupë dhe në Kupë, kurse ndeshjet në Superligë kanë përfunduar në barazim.

Në ndeshjet tjera që u zhvilluan të mërkurën në Superligën e Kosovës, Gjilani vendas barazoi me Ballkanin dhe Trepça’89 fitoi ndaj Llapit në Mitrovicë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore