Sport

Prishtina fiton bindshëm në ndeshjen hapëse të Superligës


U zhvillua sot ndeshja hapëse e ArtMotion Superligës së Kosovës në Basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Dritës.

Kryeqytetasit këtë ndeshje e fituan bindshëm, me rezultat 56 – 124.

Se sa e lehtë do të ishte kjo ndeshje për kryeqytetasit, u pa qysh në çerekun e parë.

Prishtina e mbylli këtë çerek me rezultat 35 me 8.

28 – 20 përfundoi çereku i dytë, me pjesën e parë që pa rezultatin, Drita 28 – Prishtina 63.

Dominimi vazhdoi edhe në pjesën e dytë, me Prishtinën që lehtë arriti fitoren e parë.

Te Prishtina, Don Polloshka shënoi 27 pikë dhe shtoi gjashtë asistime, Lejson Zeqiri 20 pikë e Muhamedali Janjeva arriti kuotën e 16 pikëve.

Te Drita, Arian Memeti shënoi 19 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore