Sport

Prishtina dhe Peja mësojnë kundërshtarët në Ballkan Ligë


Sot (e enjte) është tërhequr shorti për edicionin e ri basketbollistik në Balkan Ligësn, BIBL.

Sigal Prishtina dhe Peja, janë në mesin e 10 skuadrave pjesëmarrëse në këtë garë, të cilat kanë mësuar sot kundërshtarët e tyre.

10 skuadrat janë ndarë në dy grupe, me nga pesë secila.

Dy herë kampionia e kësaj gare, Sigal Prishtina do të bëjë pjesë në Grupin B, bashkë me skuadrat Ironi Rain Nahariya nga Izreali, BC Akademik Plovdiv nga Bullgaria dhe KK TFT Skopje nga Maqedonia e Veriut.

Ndërsa Peja do të jetë pjesë e Grupit A, bashkë me ekipin Hapoel Galil Elion nga Izreali, BC Balkan nga Bulgaria, dhe dy skuadrat nga Maqedonia Veriore, KK Kumanovo dhe KK Navico Akademija FMP.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 12 tetor, derisa katër ekipet e para në grup, do të avancojnë tutje në raundin tjetër.

Kujtojmë që klubet kosovare që nga viti 2014 marrin pjesë në Ligën Ballkanike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore