Lajme

Prishtina dhe Kamenica synojnë të lidhen përmes shtegut të biçikletave


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Takimi i përbashkët mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe atij të Kamenicës Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur idenë e dy kryetareve të komunave për të krijuar një shteg të biçikletave që lidh Prishtinën me Kamenicën.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Bashkë me Kryetarin e Kamenicës, z. Kadri Rahimaj, shoqëruar nga Drejtorja e Parqeve, znj. Donika Çetta, diskutuam rreth inicimit të një bashkëpunimi ndërkomunal për hartimin e projektit të krijimit të shtegut të biçikletave Prishtinë – Kamenicë”, ka shkruar Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Sipas tij, ky shtegë nuk do të bëjë vetëm lidhjen e dy qyteteve.

“Ky shteg, përveç se do të ndërlidhë dy qytetet tona nëpërmjet transportit alternativ, në vete do të ngërthejë edhe një itinerar kulturor e ambiental  për gjithë komunitetet”, njoftoi Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Një takim i ngjashëm mes dy kryetarëve të komunave në atë kohë Shpend Ahmeti dhe Qëndron Kastrati ishte zhvilluar në nëntor të vitit 2018, kjo me qëllim që të rritet bashkëpunimi mes dy komunave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore