Shëndet

Prindërit ndihmë në shëndetin mendor të fëmijëve


Pandemia duket se ka ndryshuar jo vetëm stilin e jetës, por i’a ka dalë të depërtojë edhe në mënyrën e të menduarit.

Specialistët britanikë paralajmërojnë se niveli i depresionit te fëmijët është në nivele të frikshme, teksa u bëjnë thirrje autoriteteve të hapin shkollat. Dhjetë ekspertët kryesorë për të miturit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se ankthi, dëmtimi i vetes dhe mendimet vetëvrasëse kanë arritur majën pas Covid-19.

Ndërkohë MB qëndron e izoluar prej shumë kohësh. Përveç fëmijëve edhe prindërit po shafqin shenja të rënda psikologjike, në një kohë kur duhet të arsimojnë virtulisht nga shtëpia fëmijët e tyre, si dhe të kujdesen për punën apo bizneset, shkruan revista “IconStyle”.

Situata shqetësuese e gjendjes emocionale të fëmijëve solli hapjen e shkollave në Las Vegas, ku 18-të nxënës u vetëvranë. Më i vogli në mesin e tyre ishte vetëm nëntë vjeç.

Thirrja për hapje të shkollave në Mbretërinë e Bashkuar vjen në një kohë kur vendi ndodhet nën trysninë e llojit të ri të Covid-it, i cili po rezulton shumë më ngjitës se varinti i vjetër.

Ekspertët u bëjnë thirrje prindërve të tregohen vigjilentë ndaj reagimeve të fëmijëve, të flasin me ta dhe mbi të gjitha t’i ndihmojnë në kapërcimin e mësimit online.

Këshillat që ekspertët i’u japin prindërve

Vendosja e orareve

Vendosja e orareve dhe menaxhimi i ditës është shumë i rëndësishëm për fëmijët, sipas ekspertëve. Një orar për mesimin online, argëtim dhe fjetje do ndihmonte në shëndetin e tyre mendor.

Qetësia është çelësi

Pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë diçka e tillë, nëse fëmija nuk gëzon dhomën e tij, tentoni t’i krijoni një kënd të rehatshëm, pa zhurma dhe frymëzues.

Vëzhgimi

Është tepër e rëndësishme që prindërit të jenë gjatë gjithë kohës në dijeni se çfarë po bën fëmija gjatë kohës së mësimit online.

Mësim duke u argëtuar

Është e rëndësishme që prindërit të ndikojnë në performancën e fëmijës, duke organizuar argëtime të ndryshme.

Sa më shumë lëvizje

Këshillohet që prindërit të shëtisin sa më shumë me fëmijët në mënyrë që ata të qëndrojnë energjik. Muzikë, filma apo piktura janë gjithmonë ndihmuese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore