Shëndet

Prindër, të vraponi nuk është kurrë vonë


Pavarësisht nëse keni fëmijë të vegjël apo adoleshentë, përpjekja për të gjetur balancën mes tyre dhe vetes mund të jetë e vështirë.

Intelektualisht ne e dimë rëndësinë që mbart modeli që reflekton një prind. Të qëndruarit në formë shërben si për ju dhe për fëmijët tuaj.

Dhe në këtë rend, ju themi pse vrapimi është i mirë edhe për prindërit.

Sigurisht, është më lehtë të flasësh pse vrapimi është i mirë sesa ta bësh atë në të vërtetë. Shumë prindër tashmë ndiejnë fajin që nuk kanë kaluar mjaft kohë me fëmijën e tyre.

Por ka shpresë. Ekzistojnë një numër mënyrash të ndryshme që mund të gjeni kohë për të vrapuar.

Investoni në një karrocë vrapimi

Megjithëse e bën vrapimin tuaj pak më të vështirë, kjo metodë është një stërvitje e shkëlqyeshme. Shumica e fëmijëve duan të shkojnë së bashku me ju për një xhiro. Pasi të keni një karrocë vrapimi, do ta keni më të lehtë të ushtroheni.

Gjeni një palestër ku përfshin kujdesin për fëmijët

Prindërit të cilët janë bashkuar me një palestër që ofron kujdes për fëmijët, është gjithçka që ne dëshirojmë. Teksa mund të duket si një opsion i shtrenjtë, mund të jetë shumë më pak sesa do të prisnit.

Shumë fëmijë në fakt kënaqen duke luajtur me fëmijë të tjerë, ndërsa nëna ose babai marrin një stërvitje. Plus, një avantazh i fundit është se ju mund ta kontrolloni fëmijën tuaj në mënyrë të dukshme në çdo kohë.

Prisni vrapimet tuaja

Për sa kohë që bëni segmentet në të njëjtën ditë, trupi juaj në thelb po merr të njëjtat përfitime sikur të keni vrapuar të gjithë miljet në një stërvitje.

Të mësuarit për të ndarë vrapimet e gjata është një mënyrë që shumë prindër kanë gjetur kohën për të trajnuar.

Përfshini fëmijët tuaj

Kërkoni mënyra krijuese për t’i përfshirë fëmijët në vrapimin tuaj. Nëse ata janë mjaft të rritur, çojini në një shteg biçikletash ku mund të vraponi përkrah tyre.

Ose, drejtohuni në pistën lokale të shkollës së mesme dhe vërini fëmijët tuaj të luajnë futboll ose të kapen në fushë teksa vraponi.

Vraponi në mëngjes

Është e vështirë të ngrihesh para fëmijëve në mëngjes. Por mund të ndiheni mirë gjatë ditës kur nuk duhet të shqetësohesh për ushtrimet që tashme i keni mbaruar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore