
Cila është një dhuratë më e mirë për ditëlindje sesa takimi me Princin William?
Të martën e 19 shtatorit, ndërsa po bënte një shëtitje të papritur në qytetin e New York-ut, pas një vizite në Departamentin e Zjarrfikësve të Dhjetë Shtëpive, Princi i Uellsit, 41 vjeç, shtrëngoi duart e gjashtë mikeshave nga Kanadaja që ndodheshin në udhëtimin e tyre të ditëlindjes së 60-të.
Mikeshat u shprehen falënderues ndaj ndalimit të William pranë tyre, përshëndetjes dhe mirësjelljes që ai reflektoi gjatë bisedës së shkurtër me to, shkruan People, transmeton AlbanianPost.
Në një video të takimit tanimë virale në mediat sociale, Princi William shtrëngoi duart e grave përpara se të hipte në makinën e tij për t’u larguar.
ttps://www.instagram.com/p/CxZIsvgPh-N/?utm_source=ig_web_copy_link
“Ne ishim shumë me fat. Ishim disa nga njerëzit e fundit që e takuam”, tha Barb Patterson, një prej gjashtë mikeshave.
Patterson tutje tha se ajo dhe mikeshat e saj ishin në Qendrën Botërore të Tregtisë në Westfield kur panë një ton sigurie përreth.
“Unë kurrë nuk e kam parë këtë lloj sigurie, kështu që e dija se ishte dikush i madh po vinte”, shpjegon Patterson.
Kureshtare se për çfarë mund të ishte, ajo bashkë me ekipin e saj iu afruan një oficeri policie i cili u tha atyre se po bëhej fjalë për Princin William.
Edhe pse një nga mikeshat e tyre donte të largohej, ato vendosën të qëndronin.
Heather Oursin, 60 vjeçe, ishte shumë e lumtur po ashtu për takimin me Princin William.
“Nuk e besova kur na thanë se ai po vinte. Por, kur e pashë, u rrëqetha”, tha ajo.
Gjithashtu gjatë takimit dhe përshëndetjes së improvizuar me turmën jashtë, Princit William iu dhuruan tre bluza “I Love NY” për fëmijët e tij, derisa ai tha se “do të donte” të sillte Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, në Big Apple “një ditë”.
@people #PrinceWilliam met some of NYC’s bravest and discussed #mentalhealth during a visit to the #FDNY Ten House fire station, which lost five members during the 9/11 terrorist attacks and served as a critical command center near the WorldTradeCenter. #Royals
Përndryshe, Samiti i Inovacionit “Earthshot”, mbetet fokusi kryesor i vizitës së Princit William në New York.
Samiti i Inovacionit “Earthshot”, fokusi kryesor i vizitës së Princit William në New York
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Inxhinieri dhe kujdestari maroken në garë për pasurinë e trashëgimtarit të Hermés
-
Kate Middleton e afërt me fëmijët në hapjen e një njësie të re të kirurgjisë për ta
-
Paris Hilton zbulon një nga arsyet pse ajo zgjodhi surrogacinë si mënyrë për tu bërë nënë
-
Të kënduarit për foshnjat, jetik për t’i ndihmuar të mësojnë gjuhën