Bota

Princi Philip/ Fiset Vanuatu duke mbajtur zi për vdekjen e ‘zotit’ të tyre


Vajtimeve tё Britanisё pёr vdekjen e Princit Philip i’u bashkohet dhe njё komunitet fisnor në një ishull të Paqësorit.

Për dekada, dy fshatra në ishullin Tanuat të Vanuatuan kanë respektuar Dukën e Edinburgut si një figurë shpirtërore të ngjashme me zotin.

Një periudhë zije zyrtare po zhvillohet dhe shumë njerëz të fiseve janë mbledhur në një ceremoni për të kujtuar Princin Philip.

Pjesё e ceremonisё mortore me gjasa do tё jetё njё vallëzim ritualistik, njё marshim dhe kujtime tё Princit Philip, teksa burrat do tё pijnё kava, njё pije tradicionale e bёrё nga rrёnjёt e bimёs kava.

Akti përfundimtar do tё jetё një “tubim domethënës”. Do ketё kremtohet gjithashtu me bollёk suhqimesh si patate, bimё kava dhe derra.

Për gjysmë shekulli, Lëvizja Princ Filip lulëzoi në fshatrat Yakel dhe Yaohnanen. Në kulmin e saj, kishte mijëra ndjekës, megjithëse numrat mendohet të jenë zvogëluar në disa qindra.

Fshatarët bëjnë një jetë të thjeshtë në xhunglat e Tanës, ashtu si bënin paraardhësit e tyre. Veshja tradicionale është akoma e zakonshme, ndërsa paratë dhe teknologjia moderne siç janë celularët përdoren rrallë brenda komunitetit të tyre.

Megjithëse jetojnë vetëm disa kilometra nga aeroporti më i afërt ata kanё bёrё njё zgjedhje për t’u përçarë nga botën moderne, nё një distancë metafizike.

“Janë 3 mijё vite larg”, thotë gazetari Vanuatu Dan McGarry i BBC, i cili ka takohej shpesh me fshatarët.

“Kastom”, ose kultura dhe mënyra shekullore e jetesës sё fshatarëve, e shohin vendin e tyre si origjinën e botës qё synon të promovojë paqen – dhe kёtu Princi Philip ka luajtur një rol qendror.

“Me kalimin e kohës, fshatarët kanë filluar të besojnë se ai është një prej tyre – për tё pёrmbushur profecinё e fisit, duke lënë ishullin në formën e tij origjinale shpirtërore, për të gjetur një grua të fuqishme pёrtej oqeaneve”, thotё Huffman.

Duke sunduar Mbretërinë e Bashkuar me ndihmën e Mbretëreshës, ai po përpiqej të sillte paqe dhe respekt për traditën në Angli dhe pjesë të tjera të botës.

Nëse do tё rezultonte i suksesshëm, atëherë ai mund të kthehej në Tanna – megjithëse një gjë që e pengonte atë pёr t’u kthyer sipas tyre, ishte budallallë i njerëzve të bardhë, xhelozia, lakmia dhe luftimet e përhershme.

“Me misionin e tij për të mbjellë fjalë për fjalë farën e “Tanna kastom” në zemër të Komonuelthit dhe perandorisë u pa kështu si mishërimi i gjallë i kulturës së tyre”, thotë  McGarry.

Askush nuk është i sigurt saktësisht se si ose pse filloi lëvizja, megjithëse ekzistojnë teori të ndryshme.

Një ide, sipas Huffman, është që fshatarët mund të kenë parë foton e tij me Mbretëreshën në muret e postave koloniale britanike, kur shteti Vanuatu ishte ende i njohur si New Hebrides, një koloni e administruar bashkërisht nga Britania dhe Franca.

Një interpretim tjetër është se ai u shfaq si një “reagim ndaj pranisë koloniale ndonjёherё tё dhunshme nё Vanuatut.

Ekspertët janë të sigurt se deri në vitet 1970, Lëvizja Prince Philip ekzistonte, e çimentuar nga vizita e çiftit mbretëror në vitin 1974 në New Hebrides ku Duka thuhet se merrte pjesë në ritualet e pirjes së kavas.

Publikisht, ai dukej se pranonte nderimin e tyre, duke dërguar letra dhe fotografi të tij tek fiset, të cilët nga ana tjetër e kanë kënaqur me dhurata tradicionale gjatë viteve.

Në vitin 2007, disa burra tё fisit u takuan personalisht me Dukën. Fluturuan në Mbretërinë e Bashkuar për njё seri televizive nё Channel 4. Pesë udhëheqës fisnorë patën një takim jashtë ekranit me Dukën në Kështjellën Windsor, ku ata paraqitën dhurata dhe pyetën kur ai do të kthehej në Tanna.

“Megjithëse Princi Philip ishte i njohur për sinqeritetin e tij dhe është kritikuar në të kaluarën për si i painteresuar pёr kulturat e tjera, nё Tanna “ai shihet si njё njeri mbështetës dhe i ndjeshëm”, thotë antropologu Huffman.

Vdekja e Dukës tani ka hapur në mënyrë të pashmangshme pyetjen e ndërlikuar se kush do ta zërë vendin e tij në panteonin shpirtëror të fiseve.

Diskutimet tashmë janë duke u zhvilluar dhe mund të duhet pak kohë para se të vendosin për pasardhësin e tij.

Për vëzhguesit e njohur me Vanuatun, ku zakoni fisnor zakonisht dikton që titulli trashëgohet nga pasardhës meshkuj, përgjigjja është e qartë. Ata mund të thonë, se ia ka lënë Charles që të vazhdojë misionin e tij.

Edhe nëse Princi Charles bëhet mishërimi i fundit i hyjnisë së tyre, Princi Philip nuk do të harrohet së shpejti. Huffman thotë se lëvizja ka të ngjarë të mbajë emrin e saj, dhe një fis i ka thënë atij se ata madje po mendojnë të krijojnë një parti politike.

Më e rëndësishmja ёshtё se gjithmonë ka qenë ideja që Princi Philip të kthehej një ditë, qoftë personalisht ose në formë shpirtërore. Huffman shton se disa mund të mendojnë se vdekja e tij më në fund do të drejtohet drejt kёtij riti.

Ndërsa Duka i Edinburgut qëndron në prehje në Kalanë Windsor, ekziston besimi se shpirti i tij po bën udhëtimin e tij të fundit përtej valëve të Oqeanit Paqësor, në shtëpinë e tij shpirtërore, ishullin e Tanna – për të banuar me ata që e donin dhe e respektonin atë nga larg gjatë gjithë këtyre viteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore