Stil

Princ Harry do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit pa Meghan-in


Duka i Sussex-it do të jetë i pranishëm në kurorëzimin e mbretit.

Por Meghan-i, Dukesha e Sussex-it, nuk do të marrë pjesë.

Kishte spekulime nëse çifti do të udhëtonte për të qenë në ceremoninë e kurorëzimit, por tani ka dalë se Princi Harry do të marrë pjesë vetëm.

Princi do të bashkohet me më shumë se 2 mijë të ftuar në Westminster Abbey më 6 maj.

Do të jetë hera e parë që ai është parë me familjen mbretërore që nga botimi i kujtimeve të tij “Spare”.

Libri i Princit Harry zbuloi thellësinë e mosmarrëveshjeve të tij me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore dhe që atëherë ai ka folur për ndjenjën “ndryshe” nga pjesa tjetër e familjes së tij.

Ndërkaq, vendimi që Meghan të refuzojë ftesën do të shihet si pjesë e këtyre tensioneve të vazhdueshme dhe të pazgjidhura familjare.

Libri i Princit Harry kishte nxjerrë në pah ankthin e tij për mbulimin negativ të mediave, veçanërisht ndaj Meghan-it, dhe ai kishte paralajmëruar për mungesën e mbështetjes nga familja e tij.

Ishte e paqartë nëse Princi Harry do të merrte pjesë në kurorëzimin e babait të tij, por tani është konfirmuar se ai do të jetë në Abbey, që do të thotë se mbreti Charles do të ketë të dy djemtë e tij të pranishëm në ceremoni.

Kjo datë është gjithashtu ditëlindja e katërt e Princit Harry dhe djalit të Meghan-it, Princ Archie, i cili do të qëndrojë në SHBA me nënën e tij.

“Duka i Sussex-it do të marrë pjesë në shërbimin e kurorëzimit në Westminster Abbey më 6 maj. Dukesha e Sussex-it do të qëndrojë në Kaliforni me Princin Archie dhe Princeshën Lilibet”, kanë deklaruar ata.

As zëdhënësja e çiftit dhe as Pallati Buckingham nuk e komentuan vendimin, por kishte mendime të ndara në mediat sociale, me mbështetësit që lavdëronin Meghan-in për mbrojtjen e saj, ndërsa kundërshtarët e kritikuan për përbuzje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore