Muzikë

Prezentohet instalacioni “Lule, mos më harro” dhe mbyllet “Chopin Piano Fest”


Në bibliotekën Kombëtare të Kosovës është bërë prezantimi i instalacionit “Lule mos më harro” nga artistët, Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano, teksa është mbyllur edhe Festivali i Muzikës Klasike, “Chopin Piano Fest”.

Pamje nga ambientet e “Lule, mos më harro”.

Edhe ambienti i Bibliotekës Kombëtare ishte përshtatur me natyrën e programit duke u dominuar nga lulet shumëngjyrëshe, ndërsa pjesë e kësaj ngjarjeje ishte edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Disa nga pjesëmarrësit e ngjarjes kulturore – “Lule, mos më harro”.

Pos, Kurtit, i cili ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij, Rita Augestad Knudsen, të pranishëm ishin edhe i pari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministri, Sejnur Veshall dhe dy këshilltarët e ministrit, Liburn Jupolli e Onur Canhas.

Ndërkohë, instalacioni “Lule mos më harro”, ka arritur në Prishtinë në kuadër të edicionit të tretë të festivalit “Austrada Bienale” që do të vazhdoj të jetë i hapur për publikun deri më 11 shtator.

Pianistja amerikane – Zoya Shuhatovich.

Gjatë mbylljes së festivalit të muzikës klasike, “Chopin Piano Fest”, ka interpretuar edhe pianistja e njohur amerikane, Zoya Shuhatovich.

Ndryshe, “Lule, mos më harro” është instalacion që në vete ngërthen një thirrje të bukur dhe ëndërrimtare.

Thirrje që të rikthen në kujtime, dhe në idetë për mos konformizëm, nxitje për ndryshim, guxim për të shpresuar e ëndërruar.

Ndërkaq, “Chopin Piano Fest”, ndër vite ka prezantuar artistët më të mëdhenj botëror dhe interpretimet e tyre në kryeqytetin e Kosovës, përfshirë këtu pianistët si; Peter Donohoe, Janina Failkowska e shumë emra të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore