Pajisje

Prezantohet Infinix Note 12 Pro 5G


Linja e Infinix Note përfshinë katër telefona të mençur, Note 12, Note 12 G96, Note 12i dhe Note 12i VIP. Por tani numri po rritet pasi që kompania nga sot shtoi edhe Note 12 5G dhe Note 12 Pro 5G.

Infinix Note 12 5G dhe Note 12 Pro 5G ndajnë specifika të përbashkëta, por që kanë konfigurime dhe sisteme të ndryshme.

Modeli vanilla ka 6GB ram memorie dhe me hapësirë prej 64GB, ndërsa versioni Pro vjen me 8GB ram memorie dhe hapësirë prej 128GB. Të dy versionet e telefonave kanë hapësirë për kartelet microSD (2TB).

Infinix Note 12 Pro 5G ka kamerë kryesore me sensor prej 108MP, të cilës i bashkohen edhe dy kamera të tjera, të dyja me sensor prej 2MP.

Ndërsa në anën tjetër Note 12 5G ka kamerë kryesore me sensor prej 50MP dhe një kamerë tjetër me sensor prej 2MP dhe “lente AI”.

Infinix Note 12 Pro 4G quietly goes official with store listing -  GSMArena.com news

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore